Radio Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, thyen censurën qeveritare të Iranit, duke ofruar lajme të besueshme, si dhe platformë për diskutim.
Sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit që janë në fuqi për vite të tëra, inflacioni i vazhdueshëm dhe zhvlerësimi i pandërprerë i rialit e kanë goditur rëndë ekonominë e Republikës Islamike.
Provinca e gjerë dhe e trazuar e Sistan-Baluçistanit, në juglindje të Iranit, përgjatë kufirit me Afganistanin dhe Pakistanin, është përfshirë nga një valë e përgjakshme dhune në javët e fundit.
Mungesat në rritje të barnave në Iran po i shtyjnë pacientët drejt tregut të zi, ku barnat esenciale mund të gjenden me çmime disa herë më të larta se ato zyrtare.
Studentët në Universitetin “Allameh Tabatabei” të Teheranit kanë protestuar kundër kodit të detyrueshëm të veshjes për gratë, që e përcakton si obligim bartjen e shamisë së kokës, apo hixhabit.
Reza Valizadeh, me shtetësi amerikane dhe iraniane, dhe ish-gazetar i Radio Fardas të REL-it, po shënon dy vjet prapa grilave në Iran.
Pasi u fejua vitin e kaluar, Ramini, një shitës iranian i produkteve farmaceutike, kishte planifikuar të martohej këtë vit. Por, teksa inflacioni i lartë ka përmbysur jetën e përditshme në Iran, synimi i çiftit tani është “vetëm të mbijetojë”.
Shahriar Mohammadi ishte në mesin e qindra njerëzve të vrarë gjatë shtypjes së përgjakshme të protestave “Gruaja, Jeta, Liria” nga autoritetet iraniane, të cilat shpërthyen katër vjet më parë.
Katër vjet më parë, Mahsa Amini vdiq në paraburgim, pasi u arrestua për gjoja shkelje të ligjit për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit në Iran.
Familja e binjakeve 20-vjeçare iraniane, Taraneh dhe Romina Rahimi, thotë se ato janë torturuar në burg, dhe se janë detyruar t’i pranojnë akuzat që ato i mohojnë. Dy motrat ishin në mesin e 16 të akuzuarve që u burgosën në Isfahan, për shkak të protestave masive që shpërthyen në janar.
Irani ndërmori sulme të reja raketore ndaj Jordanisë, duke thënë se vuri në shënjestër një bazë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ndaj cisternave iraniane të naftës.
Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë. Por, ai nuk mund të largohet nga vendi për shkak të një ndalimi për udhëtim.
Një burrë iranian, i cili u largua nga vendi pasi u lëndua gjatë protestave të vitit 2022, është dënuar me vdekje pasi u kthye në Iran nga Gjermania, thonë miqtë e tij dhe organizatat për të drejtat e njeriut.
Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj të ri, i cili synon të intensifikojë censurën online dhe të kufizojë qasjen në internet në vend.
Iranianët kanë reaguar me pikëllim, sarkazëm dhe akuza politike pasi Shërbimi i Testimit Arsimor (ETS), me bazë në Shtetet e Bashkuara, konfirmoi se ka pezulluar provimet TOEFL dhe GRE në Iran, duke mbyllur një rrugë drejt studimeve jashtë vendit
Një film i paautorizuar iranian, i publikuar falas në YouTube, po nxit debat duke sfiduar hapur kufizimet ndaj grave që këndojnë dhe rregullat e detyrueshme të hixhabit në Iran.
Këngëtarja iraniane, Hiwa Seyfizade, thotë se është dënuar me katër vjet burgim, mbi akuzat për “nxitje të korrupsionit dhe të prostitucionit”, pas arrestimit të saj në kompleksin kulturor Emarat-e Rooberoo, në Teheran, më 27 shkurt 2025.
Ekonomia tashmë e goditur e Iranit po shfaq sërish shenja tendosjeje derisa Uashingtoni po përgatitet të shpallë sanksione që zyrtarët amerikanë i kanë përshkruar si disa nga më të ashpra të vendosura ndonjëherë ndaj Teheranit.
Pothuajse një muaj pasi dy dizajnerë të njohur iranianë u ndaluan nga forcat e sigurisë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë publikuar një deklaratë, përmes së cilës kërkojnë që akuzat ndaj tyre të bëhen publike dhe që ata të kenë menjëherë qasje në ndihmë juridike të pavarur.
Parlamenti iranian ka miratuar kuadrin e një projektligji që kriminalizon një sërë ndërveprimesh me mediat e huaja “armiqësore” dhe institucione të tjera me lidhje jashtë vendit, ndërsa autoritetet kërkojnë të frenojnë atë që e konsiderojnë infiltrimin e huaj në Republikën Islamike.
Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e ekzekutimeve në Republikën Islamike - shpesh e bazuar në akuza të paqarta për sigurinë kombëtare - që nga fillimi i luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk tregon shenja ngadalësimi.
Shfaq më shumë