Katër vjet nga vdekja e Mahsa Aminit, iranianet shpërfillin ligjin për hixhabin
Katër vjet më parë, Mahsa Amini vdiq në paraburgim, pasi u arrestua për gjoja shkelje të ligjit për mbajtjen e detyrueshme të hixhabit në Iran. Tani, një numër gjithnjë e në rritje i grave iraniane po shfaqen në publik pa shaminë e kokës. Mospërfillja e ligjit është rritur në mes të luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presionit politik dhe ekonomik në rritje. Përderisa e ashtuquajtura “polici e moralit” gjerësisht është zhdukur nga jeta publike në qytetet e mëdha, ka pikëpyetje nëse ky lehtësim është tërheqje taktike apo ndryshim i politikës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)
Përmbajtja
-
18 shtator 2026Dy trashëgimitë e Hashim Thaçit
-
16 shtator 2026Si u prit vendimi i Speciales në Kosovë?