Studentët në Teheran protestojnë kundër hixhabit të detyrueshëm
Studentët në Universitetin “Allameh Tabatabei” të Teheranit kanë protestuar kundër kodit të detyrueshëm të veshjes për gratë, që e përcakton si obligim bartjen e shamisë së kokës, apo hixhabit. Disa video të publikuara në rrjetet sociale më 28 shtator po ashtu shfaqën studentët duke bërë thirrje për lirimin e shokëve të tyre të burgosur, dhe duke u ankuar për kushtet e këqija të jetesës në konvikte. Protestat në Iran kanë qenë relativisht të rralla mes luftës së vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, dhe që prej shtypjes së përgjakshme të demonstratave antiqeveritare të janarit. (Përgatiti: Mahir Elshani)