Parlamenti iranian votoi me shumicë dërrmuese pro një projektligji që e kriminalizon komunikimin me mediat “armiqësore”.
Parlamenti iranian, i dominuar nga konservatorët e vijës së ashpër, ka miratuar kuadrin e një projektligji që kriminalizon një sërë ndërveprimesh me mediat e huaja “armiqësore” dhe institucione të tjera me lidhje jashtë vendit, ndërsa autoritetet kërkojnë të frenojnë atë që e konsiderojnë infiltrimin e huaj në Republikën Islamike.
Masa u miratua më 16 gusht nga 183 deputetë në parlamentin me 290 vende dhe ndalon dhënien e intervistave, pjesëmarrjen në diskutime apo komunikime të tjera me media të përshkruara si amerikane, izraelite ose të financuara nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli.
Projektligji do ta bënte gjithashtu vepër penale dërgimin e videove, fotografive, regjistrimeve audio ose të dhënave të tjera te media joiraniane apo te persona të angazhuar në veprimtari mediatike jashtë vendit.
Krijimi i një kuadri të gjerë të ri për ndjekjen penale të ndikimit të dyshuar të huaj vjen në një kohë kur gazetarët dhe të tjerë të akuzuar se mbajnë kontakte me organizata të konsideruara armiqësore nga Teherani po përballen me një shqyrtim gjithnjë e më të madh.
Analisti politik me bazë në Finlandë, Kambiz Ghafouri, i tha Radios Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, se masa – shkeljet e së cilës do të dënoheshin me gjashtë muaj deri në dy vjet burg – mund ta “kthejë Iranin në Korenë e Veriut”.
“Përshkallëzimi i infiltrimit nuk ndodh në shoqëri, por në strukturën e pushtetit... Në vend që të merren me aparatin e sigurisë, ata po godasin gazetarët”, tha Ghafouri.
Ai shtoi se, nëse autoritetet do të kërkonin vërtet boshllëqe në sigurinë kombëtare, “do të duhej të mbanin përgjegjësi vetë”.
Fusha e gjerë e legjislacionit shtrihet thellë edhe në jetën kulturore dhe akademike.
Kontaktet me media të tjera të huaja do të kërkonin njoftim paraprak të Ministrisë së Inteligjencës përmes një sistemi qeveritar, duke u kërkuar në praktikë iranianëve të informonin autoritetet para se të jepnin një intervistë.
Legjislacioni përcakton Ministrinë e Inteligjencës dhe degën e inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si organet përgjegjëse për hetimin e shkeljeve të dyshuara.
Imazhet e fotoreporteres iraniane që u dënua për shkak të punës së saj
1/9Një burrë shikon nga një ndërtesë e dëmtuar në Teheran gjatë luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Kjo fotografi është realizuar nga fotoreporterja iraniane Yalda Moaiery, e cila më 8 gusht mësoi se ishte dënuar me 15 vjet burgim për punën e saj.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
2/9Yalda Moaiery.
Fotoreporterja akuzohet nga Teherani se u ka dhënë fotografi organizatave të lidhura me SHBA-në dhe Izraelin, si dhe ka dhënë intervista për media që Irani i konsideron armiqësore.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
3/9Një fotografi e liderëve të ndjerë suprem të Iranit, Ruhollah Khomeini dhe Ali Khamenei e fotografuar në Teheran pas një sulmi gjatë konfltit mes SHBA-së e Izraelit me Iranin.
Pas ofensivës së befasishme të Izraelit ndaj Iranit në qershor të vitit 2025, Teherani miratoi një ligj që ashpërson dënimet për bashkëpunim me Izraelin, SHBA-në dhe shtetet e tjera që i vlerëson armiqësore.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
4/9Viktima në rrugë pas një sulmi në Teheran në fillim të vitit 2026.
Moaiery tha për Reuters se anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike bastisën shtëpinë e saj dhe ai sekuestruan kamerën, pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fillim të vitit 2026.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
5/9Punonjës të ekipeve të shpëtimit qëndrojnë në vendin që u godit nga një sulm gjatë luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Moaiery është burgosur edhe më parë për punën e saj, përfshirë në vitin 2022, kur kaloi tre muaj në burg pasi fotografoi protestat “Gra, Jetë, Liri”, që tronditën Iranin pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një 22-vjeçare që u ndalua nga autoritetet nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes islame.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
6/9Fotografi e realizuar pas një sulmi gjatë luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
7/9Një flamur iranian i gjakosur pas një sulmi gjatë luftës më 2026.
Moaiery është dënuar në mungesë. Ajo nuk dihet se ku ndodhet.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
8/9Një punëtor i ekipeve emergjente duke pushuar pas një sulmi gjatë luftës në Iran.
Moaiery tha për Reuters se ajo do të vazhdojë të punojë si fotoreportere për aq kohë sa të mundet.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
9/9Një grua e plagosur pas një sulmi në Teheran.
"S'kam asgjë për të humbur", tha Moaiery. "Regjimi mi mori të gjitha dhe e vetmja gjë që ende e kam është e vërteta ime dhe sinqeriteti im si vëzhguese".
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
Previous slide
Next slide
Masa të tjera të miratuara nga parlamenti parashikojnë ndalimin e përjetshëm të prodhimit ose regjisurës së filmave, dokumentarëve, shfaqjeve teatrale, muzikës ose librave që promovojnë “kulturën antiislame” ose paraqesin vendin në mënyrë negative.
Projektligji synon gjithashtu veprimtaritë arsimore dhe kërkimore, duke parashikuar pesë deri në 10 vjet burg për organizatorët e kurseve ose seminareve që konsiderohen “të papajtueshme me kulturën iraniane”, ndërsa pjesëmarrësit mund të dënohen me deri në dy vjet burg.
Gjithashtu, çdo bashkëpunim akademik i paautorizuar me universitete ose institute kërkimore të huaja, pa miratimin e Ministrisë së Inteligjencës, do të dënohet me gjashtë muaj deri në dy vjet burg.
“Edhe shkenca duhet të kalojë përmes censurës së sigurisë”, tha Ghafouri, duke akuzuar autoritetet se po përpiqen t’i izolojnë iranianët dhe “t’u mbyllin gojën”.
Projektligji duhet të miratohet nga organi mbikëqyrës kushtetues, Këshilli i Gardianëve, për t’u kthyer në ligj.
Irani tashmë vendos kufizime të gjera ndaj gazetarisë së pavarur dhe qasjes në informacion. Ai ka zhvilluar gjithashtu një fushatë vdekjeprurëse, duke përdorur ato që organizatat për të drejtat e njeriut thonë se janë pothuajse gjithmonë akuza të fabrikuara ose të ekzagjeruara për “spiunazh”, për të ekzekutuar këdo që shihet si person që vë në pikëpyetje autoritetet.
Iran Human Rights thotë se deri më tani këtë vit ka verifikuar të paktën 472 ekzekutime, duke nxitur shefin e OKB-së për të drejtat e njeriut, Kurt Volker, të akuzojë autoritetet se po përdorin dënimin me vdekje “për të ngjallur frikë te popullsia dhe për të shtypur mospajtimin”.
Reporterët pa Kufij e rendisin Iranin në vendin e 177-të nga 180 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2026, duke përmendur arrestimet, mbikëqyrjen, ngacmimet, censurën dhe dënimet e rënda me burg ndaj gazetarëve.