Radio Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, thyen censurën qeveritare të Iranit, duke ofruar lajme të besueshme, si dhe platformë për diskutim.
Qeveria iraniane po përgatit një ceremoni disaditore mortore për udhëheqësin e ndjerë suprem, Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet amerikane dhe izraelite në muajin shkurt. Por, shumë iranianë nuk po e vajtojnë humbjen e tij.
Dy incidente të pazakonta, që ndodhën brenda ditësh, kanë zbuluar se sa i diskutueshëm është bërë brenda vetë udhëheqjes iranian memorandumi i mirëkuptimit mes Teheranit me Uashingtonit, vetëm pak muaj pasi Mojtaba Khameneit e mori detyrën si udhëheqës suprem.
Konsumatorët në Iran raportojnë se gjithnjë e më vështirë po e përballojnë çmimin e një prej ushqimeve bazike: bukës. Një dëgjues i Radios Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, tha se çmimet janë “të tmerrshme”.
Jeta në Teheran duhet se gradualisht po i kthehet normalitetit të kohës së paqes, teksa një armëpushim është në fuqi dhe po vazhdojnë negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Irani dënoi këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik pasi këndoi një këngë pa e vendosur hixhabin, por ky dënim mund ta bëjë më të vështirë mbytjen e zërave të grave, sipas muzikantëve.
Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani.
Autoritetet iraniane e kanë dënuar këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik, për shkak të interpretimit të një kënge në një video në YouTube, që ka marrë 2.9 milionë shikime gjatë dy vjetëve të fundit
Dërgesat e para të naftës së papërpunuar iraniane në dy muaj janë nisur nga Ngushtica e Hormuzit, sipas firmës për gjurmimin e anijeve, TankerTrackers.com. Kjo ndodhi vetëm disa ditë para se zyrtarë të lartë iranianë dhe amerikanë pritet të nënshkruajnë një marrëveshje fillestare në Zvicër.
Disa persona të guximshëm kanë vazhduar që të flasin me gazetarët nga organizatat e huaja mediale, përfshirë Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, ndonëse pothuajse gjithmonë kanë kërkuar që të mbeten anonimë.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për të dytën ditë me radhë, teksa tensionet janë përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.
Më shumë se tre muaj që kur ka nisur konflikti i Iranit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, iranianët brenda shtetit thonë se po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të përmbushur nevojat bazike. Disa thonë se hanë vetëm një vakt në ditë, se mishi është i rrallë në pjatat e tyre.
Irani tha më 8 qershor se i ka ndërprerë sulmet ndaj Izraelit, pasi lëshoi raketa balistike në drejtim të tij në hakmarrje për sulmet izraelite në Liban. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pohoi se një marrëveshje për paqe me Teheranin është “shumë afër”.
Për 88 ditë, miliona iranianë jetuan në errësirë digjitale, pasi autoritetet vendosën një ndalim mbarëkombëtar të internetit pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
Grupet monarkiste iraniane u shprehën të zemëruar nga raportimet se Federata Botërore e Futbollit, FIFA, synon ta ndalojë flamurin e ashtuquajtur “Luani dhe Dielli”, i cili konsiderohet si simbol i rezistencës ndaj regjimit teokratik, që mori pushtetin në Iran në vitin 1979.
Spektakli publik i martesës së 110 çifteve në Teheran, të rrethuara nga autoblindat dhe mitralozat, më 18 maj, demonstroi një nivel të ri të propagandës patriotike nga Irani, mes një armëpushimi të brishtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.
Një prezantues i televizionit shtetëror iranian qëlloi me armë zjarri drejt flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë një transmetimi, teksa ka sinjale për rritjen e militarizimit në Iran.
Irani e ka emëruar kryetarin e Parlamentit – që ka ndikim të madh – Mohammad Baqer Qalibaf, si përfaqësues të posaçëm për çështje të Kinës, një lëvizje që analistët thonë se bart një mesazh që shkon përtej lidhjeve dypalëshe, dhe mund të ketë të bëjë më shumë me Uashingtonin sesa me Pekinin.
Irani njoftoi për varjen e tre burrave të tjerë, më 4 maj, duke vazhduar një valë ekzekutimesh në kohën e luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Izraelin. Para se të vareshin, në fundjavë, dy pjesëtarë të tjerë të minoritetit kurd të Iranit lëshuan deklarata me zë nga burgu.
Bota e merr nga Irani 90 për qind të shafranit – një prej produkteve më të vlefshme bujqësore për nga pesha, me një treg global që kap vlerën e 1.6 miliard dollarëve.
Bombardimet disajavore amerikane e izraelite, si dhe sanksionet dhe kufizimet e kanë goditur rëndë Iranin, por mund të jetë gjeologjia ajo që përfundimisht do ta detyrojë Teheranin të bëjë lëshime në përballjen e vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara.
Shfaq më shumë