Radio Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, thyen censurën qeveritare të Iranit, duke ofruar lajme të besueshme, si dhe platformë për diskutim.
Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Mansoureh Shojaee, thotë për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, se regjimi i Iranit po i detyron gratë të përfshihen në militantizëm “të nxitur nga hakmarrja”, teksa vendi është në luftë me Shtetet e Bashkuara e Izraelin.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur bllokadë detare ndaj Iranit, duke kontrolluar ose ndaluar anijet që hyjnë në portet iraniane, pas dështimit të bisedimeve për paqe.
Bllokada është përpjekja e fundit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime.
Pas arritjes së armëpushimit dyjavor në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një banor i Teheranit ia ka dërguar një mesazh Radios Farda, shërbimit të Radios Evropa e Lirë në gjuhën persiane, duke folur për qetësinë që vërehet në qytet pas ndaljes së bombardimeve.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane do të mbeten të vendosura “në dhe përreth Iranit” derisa të arrihet një “marrëveshje e vërtetë”.
Iranianët ndihen të lehtësuar, por edhe të shqetësuar pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Shtetet e Bashkuara. Disa nga ta presin ditë të vështira, por, njëkohësisht, kërkojnë që Qeveria e tyre t’i rikthejë të drejtat themelore dhe t’i lirojë të burgosurit politikë.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vazhduan sulmet ndaj Iranit edhe gjatë 7 prillit, teksa atij po i soset afati për arritjen e një marrëveshjeje për përfundimin e luftës dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do të shkatërrojë “çdo termocentral” dhe urë.
Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet të shtunën herët për një anëtar të ekuipazhit amerikan, i cili është zhdukur pasi avioni luftarak amerikan u rrëzua mbi Iran. Ky ishte një nga dy avionët e forcave amerikane që thuhet se u goditën dhe u rrëzuan në rajon një ditë më parë.
Irani ka bërë të ditur se fëmijë, nisur prej moshës 12-vjeçare, mund të anëtarësohen në programin e ri “për luftëtarët që mbrojnë atdheun”.
Derisa sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit po vazhdojnë t’i shënjestrojnë objektet qeveritare dhe ushtarake, disa iranianë i kanë treguar Radios Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, se si është të jesh brenda këtij shteti.
Irani shënoi orët e para pas emërimit të Mojtaba Khameneit si udhëheqës suprem të vendit duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit, të cilat sa shkojnë e zemërohen më shumë për sulmet hakmarrëse të Teheranit.
Iranianët janë kapluar nga frika dhe shpresa derisa Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po zhvillojnë bombardime të mëdha për t’i shfarosur udhëheqësit klerikalë të vendit.
Video të publikuara online më 2 mars tregojnë shkatërrimin masiv që shkaktuan raketat në Teheran, gjatë ditës së tretë të fushatës ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
Ndërsa Irani përballet me pasojat e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, që kanë vrarë disa - e ndoshta edhe dhjetëra - udhëheqës të lartë, Ali Larijani shfaqet si figurë kryesore në pushtetin e mbetur të vendit.
Ajatollah Ali Khamenei e drejtoi Iranin për dekada. Mbështetësit e tij e shihnin si një udhëheqës të devotshëm dhe të mençur, kritikët e tij si një autoritar të pakompromis që e zhyti Republikën Islamike drejt izolimit të thellë ndërkombëtar.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ushtria amerikane ka nisur operacione ushtarake kundër Iranit, pak pasi Izraeli ka nisur sulme në drejtim të territorit iranian.
Marina iraniane dhe ajo ruse po kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian, teksa Shtetet e Bashkuara po kërcënojnë me veprime ushtarake kundër Teheranit.
Rundi i ri i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet më 17 shkurt në Gjenevë.
Alireza Karami është një prej viktimave që kanë vdekur në Teheran gjatë shtypjes së protestave kundër regjimit. Pamjet e qenit të tij besnik, Arielit, pranë varrit të të ndjerit, kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Irani i ka arrestuar disa politikanë të shquar reformistë, teksa autoritetet vazhdojnë t'i shtypin me dorë të hekurt disidentët, pas protestave të mëdha anti qeveritare – një prej kërcënimeve më serioze për pushtetin ndër vite.
Shfaq më shumë