Radio Farda e Radios Evropa e Lirë raporton në gjuhën persiane dhe thyen censurën qeveritare të Iranit, duke ofruar lajme kredibile, si dhe platformë për diskutim.
Një funeral është mbajtur për një grua 20-vjeçare, e cila thuhet se është vrarë nga forcat iraniane të sigurisë në qytetin Karaxh, afër Teheranit, gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje të arrestuar nga policia e moralit e Iranit.
Të paktën tre njerëz janë vrarë në Iran gjatë protestave për vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila ishte marrë në mbajtje nga policia e moralit e vendit. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se Mahsa Amini ishte ndaluar për shkeljen e ligjeve të rrepta fetare të Iranit.