Ndërlidhjet

Një studente dizajni, “plot shpresë”, qëllohet pas koke nga forcat iraniane


Një studente dizajni, “plot shpresë”, qëllohet pas koke nga forcat iraniane Një studente dizajni, “plot shpresë”, qëllohet pas koke nga forcat iraniane
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:14 0:00

Robina Aminian, një grua kurde 23-vjeçare, e cila studionte dizajn mode në Teheran, është ndër mijëra protestuesit që kanë humbur jetën gjatë shtypjes shtetërore iraniane ndaj protestuesve antiqeveritarë. Të afërmit e saj thonë se ajo u qëllua nga afër, në pjesën e pasme të kokës. Tezja e Aminianit, e cila jeton në Norvegji, i tha shërbimit të Radios Evropa e Lirë në gjuhën persiane, Radio Farda, se dëshiron “ta ndajë këtë krim me gjithë botën”, edhe pse një bllokadë e internetit po pengon daljen në dritë të më shumë detajeve rreth dhunës. (Përgatitën: Flaka Zogu dhe Ibrahim Berisha)

XS
SM
MD
LG