Si po përfitojnë tregtarët afganë nga ndalja e internetit në Iran
Bota e merr nga Irani 90 për qind të shafranit – një prej produkteve më të vlefshme bujqësore për nga pesha, me një treg global që kap vlerën e 1.6 miliard dollarëve. Por, që kur autoritetet iraniane e ndalën qasjen në internet në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy muaj më parë, kultivuesit kanë humbur kontaktin me klientët e tyre të zakonshëm në Evropë dhe në Kinë. Këtë situatë po e shfrytëzojnë tregtarët afganë, të cilët po furnizohen matanë kufirit në Iran, shpesh në të zezën. (Përgatiti: Bujar Tërstena)