“Vajzat ende po këndojnë”: Muzikantët iranianë i kundërpërgjigjen dënimit me fshikullima
Irani dënoi këngëtaren Parastoo Ahmadi me 74 goditje me kamxhik pasi këndoi një këngë pa e vendosur hixhabin, por ky dënim mund ta bëjë më të vështirë mbytjen e zërave të grave, sipas muzikantëve. Hana Kamkar, këngëtare iraniane në mërgim, tha për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, se gratë dhe vajzat po vazhdojnë të këndojnë në Iran, pavarësisht ndalimit që të performojnë të vetme në skenë, kodit të veshjes dhe presionit prej vitesh. Ajo tha se performanca e Ahmadit pa shami në koncertin virtual ishte një akt sfidues, që amplifikoi vështirësitë e iranianëve në skenën globale. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Mahir Elshani)
Përmbajtja
-
14 korrik 2026Pse kushton më shumë të blesh “Made in Kosova”?
-
13 korrik 2026Pas sulmeve amerikane ndaj Iranit, vendet e Gjirit në alarm
-
11 korrik 2026Djemtë e vrarë jetojnë në ëndrrat e një nëne nga Srebrenica