“Bijat Vetësakrifikuese të Iranit” – nxitja e re që iranianet të përfshihen në militantizëm
Your browser doesn’t support HTML5
Aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Mansoureh Shojaee, thotë për Radion Farda, shërbimin në gjuhën persiane të Radios Evropa e Lirë, se regjimi i Iranit po i detyron gratë të përfshihen në militantizëm “të nxitur nga hakmarrja”, teksa vendi është në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Në disa video të publikuara nga media proqeveritare shihen turma grash iraniane me armë, flamuj dhe fëmijë, në tubimin e titulluar “Bijat Vetësakrifikuese të Iranit”, ku u panë edhe armë ngjyrë rozë. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Bujar Tërstena)