Festa kuqezi në Prishtinë
Dy vajza në Prishtinë bëjnë simbolin e shqiponjës në Ditën e Flamurit kombëtar shqiptar.
Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të vendosur afër ndërtesës së Qeverisë.
Qytetarë të shumtë në sheshet e Prishtinës në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në çdo 28 nëntor, përveç simboleve kombëtare shqiptare qytetarët nuk harrojnë as rekuizita me flamurin e Kosovës.
Një makinë me flamurin kombëtar shqiptar kalon pranë ndërtesës ku ndodhen disa ministri.
Në Kosovë, 28 nëntori nuk është festë zyrtare, por Qeveria çdo vit, përmes një vendimi të posaçëm e shpall këtë ditë si ditë pushimi.
Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur në sheshin e Prishtinës.
Një lokal në Prishtinë i stolisur me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një burrë me plis në kokë, emblemë të UÇK-së dhe kobure në brez.
Flamuj kombëtarë shqiptarë të vendosur nëpër Prishtinë.
Një ish-ushtar i UÇK-së duke festuar 28 Nëntorin.
Dy burra kalojnë në sheshin e Prishtinës, ku në një ndërtesë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.
Një fëmijë në Prishtinë valëvit flamurin kombëtar shqiptar.
Një veturë me targa të Tetovës shihet duke lëvizur në Prishtinë, teksa në të janë vendosur disa flamuj kombëtarë shqiptarë.
Një shitës ambulant në Prishtinë ka ekspozuar portrete të figurave kombëtare shqiptare, të Gjergj Kastriotit, Ismail Qemajlit dhe Isa Boletinit.
Disa persona kalojnë pranë një lokali në Prishtinë që ka vendosur në dritare një flamur kombëtar shqiptar.
Një flamur kombëtar shqiptar i vendosur në një rrugë diku në Kosovë.
Prishtina e stolisur me flamuj kuqezi për nder të Ditës së Flamurit.
Një flamur i madh i Shqipërisë i vendosur në një ndërtesë në Prishtinë.