Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njerëz në të gjithë botën e shënuan 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve - me marshe dhe protesta të mëdha. Kjo u shfrytëzua në shumë vende, përfshirë në Kosovë, për të kërkuar të drejtat e punëtorëve dhe kushte më të mira pune.
Fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Bllagoje Spasojeviqin dhe Vlladimir Tolliqin me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim për sulmin e 2023-tës në Banjskë, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka një numër nënkalimesh dhe mbikalimesh për këmbësorë, por jo të gjitha shfrytëzohen nga qytetarët, ndërsa një pjesë e tyre duket se as nuk mirëmbahen.
Shtrenjtimi i naftës i ka sjellë veturat elektrike në tavolina diskutimi. Edhe pse shihen si opsion i mirë për ngasësit në Kosovë, njohësit e industrisë theksojnë disa probleme: nga mungesa e lehtësirave doganore deri te infrastruktura e kufizuar për mbushje.
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq.
Kishin dalë nga Kosova për të ndërtuar një jetë më të mirë, si shumë të tjerë. Në Vjenë punonin e kursenin për të ndihmuar familjet. Por, një aksident në vendin e punës më 17 mars ua ndërpreu jetën.
Kosova i ka bërë përgatitjet e fundit për përballjen finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën. Kombëtarja dardane synon pjesëmarrjen në Botëror për herë të parë në historinë e vet 10-vjeçare dhe pritjet nuk kanë qenë kurrë më të mëdha.
Regjimi iranian e ka gjetur një mënyrë të re të shpërndarjes së propagandës - përmes filmave vizatimorë. Amerikanët paraqiten si të dobët ndërsa iranianët si heronj. Si e bën këtë? Shpjegojmë në pak minuta.
Kosova ka pak më shumë se një muaj kohë për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi një dekret të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. A do të arrijnë pajtim partitë për zgjedhjen e presidentit të ri, apo do ta çojnë vendin në zgjedhje?
Ukraina ka katër vjet që i rrëzon dronët që nisen nga Rusia, përfshirë dronët iranianë. Të njëjtit po përdoren nga Teherani, si hakmarrje për sulmet e nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Çfarë mësimesh mund të japë Kievi në këtë drejtim? Shpjegojmë për pak minuta.
Nëpër Ngushticën e Hormuzit kalon 20 për qind e naftës së botës. Irani është duke tentuar që ta mbyllë atë duke hedhur mina.
Pavarësisht masave të ndërmarra nga autoritetet për të mbajtur nën kontroll çmimet e naftës, në disa pompa të benzinës është vërejtur rritje e çmimeve të karburanteve. Rritja e çmimeve është efekt i luftës në Lindje të Mesme dhe me këtë problem po përballet e gjithë bota.
Kina blen gati 90 për qind të naftës iraniane, dhe është partnere e ngushtë e Teheranit. Por, çfarë ndodh tani që lufta po lëkund Lindjen e Mesme dhe po e bllokon Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyç globale e naftës?
Kur linjat e telefonit bien dhe interneti hesht, ekzistojnë disa që mbajnë komunikimin gjallë: radioamatorët. Ata konsiderohen si lajmëtarët e fundit, pasi përmes radiofrekuencave komunikojnë brenda vendit dhe me skajet e botës. Të tillë ka edhe në Kosovë dhe ky është rrëfimi i tyre.
Rritja e çmimit të naftës në shumicën e pompave në Kosovë është treguesi më i qartë se efektin e luftës në Lindje të Mesme po e vëren e gjithë bota.
Në kundërpërgjigje ndaj sulmeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Izraeli ndaj territorit iranian, Irani po sulmon baza ushtarake amerikane nëpër disa vende të Gjirit Persik, përfshirë Emiratet e Bashkuara, Arabe, Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite dhe Katarin.
Objekti që ishte planifikuar të shërbente si Klinikë e re e Emergjencës e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar në krejt diçka tjetër.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u deklaruan sërish të pafajshëm, duke thënë se akuzat ndaj tyre nuk janë provuar gjatë gjykimit.
Zyrtarë të Listës Serbe, përmes një deklarate, kundërshtuan integrimin e institucioneve të shëndetësisë dhe arsimit në mjediset serbe në Kosovë – që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë – pa lehtësime për qytetarët. Ata kërkuan që kjo çështje të trajtohet në dialogun e Brukselit.
Shfaq më shumë