Prishtina në mbrëmjen vendimtare të Kosovës për Botërorin 2026
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq. Dardanët e presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në orën 20:45 dhe fituesi do të shkojë në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
1
Dy tifozë tuq shihen duke ecur në sheshin e Prishtinës mbrapa një flamuri të Kosovës, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin "Fadil Vokrri".
2
Një kafene në Prishtinë vendos një njoftim në hyrje, përmes të cilit i fton turqit të pinë kafe falas. Njoftimi në anglisht dhe turqisht, thotë: "Sot rival, por gjithmonë MIQ! Kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët turq. Ju paguat në vitin 1999, sot nuk paguani".
3
Një rrugë që çon drejt Stadiumit "Fadil Vokrri" nga sheshi kryesor i Prishtinës, i mbushur me njerëz para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.
4
Tifozë duke pirë në një kafene në Prishtinë, në prag të ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026.