Prishtina në mbrëmjen vendimtare të Kosovës për Botërorin 2026
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit Prishtinë janë mbushur me tifozë që valëvitin flamuj shtetërorë dhe kombëtarë në natën kur Kosova do të përballet me Turqinë në një ndeshje finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Në qytet shihet edhe një prani e tifozëve turq. Dardanët e presin Turqinë në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte në orën 20:45 dhe fituesi do të shkojë në Botërorin e kësaj vere në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
5
Një flamur kombëtar i Shqipërisë në mesin e shumë tifozëve në Prishtinë, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin "Fadil Vokrri".
6
Flamuj të Kosovës dhe një flamur amerikan të vendosur në Stadiumin "Fadil Vokrri" teksa tifozët fillojnë të shkojnë në stadum për ndeshjen vendimtare të Kosovës kundër Turqisë për kualifikim në Botëror.
7
Një burrë i mbështjellë me flamurin e Kosovës shihet në sheshin e Prishtinës, disa orë para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin "Fadil Vokrri".
8
Zyrtarë policorë shihen duke mbikëqyrur sigurinë në Prishtinë, pak para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë për një vend në Kupën e Botës 2026, të martën në Stadiumin "Fadil Vokrri".