1 Maji shënohet me protesta në Kosovë dhe nëpër botë
- Bujar Tërstena dhe
- Reuters
Njerëz në të gjithë botën e shënuan 1 Majin - Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve - me marshe dhe protesta të mëdha. Kjo ditë u shfrytëzua në shumë vende, përfshirë në Kosovë, për të kërkuar të drejtat e punëtorëve dhe kushte më të mira pune.
1
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhjetëra punëtorë protestuan për kushte më të mira pune të premten e 1 Majit.
2
Një grua mban në dorë një pankartë me mbishkrimin: "Puna e papaguar e grave e mban shtetin", gjatë një proteste në sheshin kryesor të kryeqytetit më 1 Maj.
Gratë në Kosovë e mbajnë barrën më të madhe të kujdesit, duke kaluar deri në gjashtë orë në ditë në punë të papaguar kujdesi, gjë që e thellon edhe më shumë hendekun gjinor.
Gratë në Kosovë e mbajnë barrën më të madhe të kujdesit, duke kaluar deri në gjashtë orë në ditë në punë të papaguar kujdesi, gjë që e thellon edhe më shumë hendekun gjinor.
3
Kjo grua mban një pankartë me mbishkrimin: "Pa çlirim të grave nuk ka çlirim të klasës punëtore", gjatë protestës në Prishtinë.
Vlora Nushi nga UN Women Kosova tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëmarrja e grave në tregun e punës qëndron në 29 për qind, pavarësisht pranisë së fëmijëve, gjë që tregon ndikimin e normave të rrënjosura shoqërore.

4
Një punëtor, në mesin e dhjetëra protestuesve në sheshin e Prishtinës, mban një pankartë e cila kërkon themelimin e gjykatës së punës.