Pse Serbia po zhvillon stërvitje me NATO-n për herë të parë?
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë. Stërvitjet dyjavore, ku marrin pjesë trupa serbe dhe të NATO-s, u iniciua nga Serbia, udhëheqja e së cilës këmbëngul në ruajtjen e neutralitetit ushtarak. Analisti ushtarak Aleksandar Radiq thotë se stërvitja ka rëndësi të madhe për Brukselin, duke pasur parasysh bashkëpunimin ushtarak në rritje mes Serbisë dhe Kinës gjatë viteve të fundit.
Përmbajtja
-
14 prill 2026Ndikimi i bllokadës detare amerikane ndaj Iranit
-
5 prill 2026Nga pista të fluturimit në deponi mbeturinash