Redaktor i web-it dhe gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.
Mbrojtja dhe prokurorët do t'i kenë tri ditë kohë për t’i dhënë argumentet e tyre përmbyllëse në këtë rast që ndërlidhet me çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Debati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës është zhvendosur te gjashtë deputetë të LDK-së që nuk pranojnë ta mbështesin kandidatin për të cilin partia e tyre u mor vesh me LVV-në.
Qytetarët e Kosovës janë përballur muajve të fundit me shqetësime për sigurinë dhe cilësinë e qumështit vendas, të cilat u shtuan këtë javë pas urdhrit të autoriteteve për tërheqjen nga tregu të një lloj qumështi në të cilin u gjet një substancë e rrezikshme për shëndetin.
Qeveria në detyrë e Kosovës po përballet me kritika për gjoja tejkalim kompetencash në lidhje me një varg vendimesh që i mori së voni, ndërsa ndaj pjesëtarëve të saj u dorëzuan kallëzime penale për mbajtjen e funksioneve të dyfishta.
Një takim mbi treorësh midis Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, dhe Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike (LDK) në opozitë, nuk dha fryt të martën. Për më tepër, ai la më shumë pikëpyetje, sesa që dha përgjigje, vlerëson analistja politike, Donika Emini.
Thirrjet që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore dhe ushtarake për luftën e viteve 1998-’99 janë shtuar pas dyshimeve për varr masiv në veri të Kosovës. Për familjarët e rreth 1.600 personave ende të zhdukur, dokumentet në Serbi mund të jenë kyç për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre.
Rrënimi i disa shtëpive, pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës, nxiti debat jo vetëm për statusin e tyre ligjor, por edhe për procedurat e ndjekura nga autoritetet.
Debati për përbërjen dhe etiketimin e produkteve të qumështit, i nxitur nga një inspektim i një fabrike në Istog, ka nxjerrë në pah boshllëqe në kornizën ligjore të Kosovës.
Çfarë nënkupton certifikimi i rezultateve? Cilët janë hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja dhe çfarë afatesh parasheh ligji?
Paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro bruto në muaj, duke prekur, sipas zyrtarëve, rreth 150.000 punëtorë të sektorit privat.
Kosova po përballet me një vendim të rëndësishëm lidhur me përfshirjen në projektet e gazit të lëngshëm natyror amerikan.
Deklarimi i një anëtareje të Komisionit të Pavarur të Mediave se do të propozojë mbylljen e një emisioni televiziv, nxiti reagime dhe debate në Kosovë.
Për 39 ditë, 48 kombëtare do të garojnë për trofeun më të lakmuar në sport, në një Botëror që do të sjellë më shumë ekipe e më shumë ndeshje, dhe që premton më shumë spektakël se kurrë më parë.
Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, Qeveria në detyrë e Kosovës shpërndau miliona euro në mbështetje sociale dhe subvencione, duke nxitur akuza nga opozita dhe shoqëria civile për përdorim elektoral të parasë publike.
Kosova mund të jetë më pranë integrimit në Bashkimin Evropian, pas një iniciative të re që synon përfshirjen graduale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Evropian.
“Po shkruhet historia”. Me këto fjalë, Komanda e Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli e përshkroi në X nisjen e stërvitjeve të para të përbashkëta mes Serbisë dhe NATO-s, më 12 maj në jug të Serbisë.
Derisa Kosova po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare, që u shkaktuan nga dështimi i Kuvendit për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit, çështja e presidentit mbetet një nga nyjat kryesore politike pa zgjidhje.
Në Kosovë ndiejnë se një proces gjyqësor po zvarritet “panevojshëm” dhe po “zbeh” besimin e tyre në drejtësi.
Kosova mori një shtytje politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën këtë javë një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të kamotshme.
Shfaq më shumë