Qindra njerëz protestuan të hënën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Krerët e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë i kanë hedhur poshtë kërkesat për dorëheqje, megjithëse e pranojnë se kishte pasur dështime të rënda zinxhirore institucionale që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, e cila kishte paralajmëruar vazhdimisht autoritetet se jeta e saj ishte në rrezik.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se nga dokumentacioni që u shqyrtua krijohet bindja se vrasja e Arlinda Zekajt “me shumë gjasë mund të ishte parandaluar”.
Për analistë të sistemit të drejtësisë dhe aktiviste për të drejtat e grave, këmbëngulja e ministres Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, për të mos dhënë dorëheqje, tregon se ata duan t’i ikin përgjegjësive institucionale dhe politike.
Ministritë e tyre, të cilat janë përgjegjëse për politikat e drejtësisë dhe sigurisë së brendshme në vend, përpiluan raporte me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti, dhe gjetën një varg dështimesh zinxhirore në rastin e dhunës në familje të raportuar vazhdimisht nga 49-vjeçarja nga Peja.
Dështimet zinxhirore çuan në një varg pezullimesh, nga prokurorë te zyrtarë policorë por u ndalën në nivel rajonal, si dhe shtuan thirrjet për protesta që nisën dy ditë më parë.
Ministrat refuzojnë dorëheqjen, aktivistet këmbëngulin në largimin e tyre
Të dy paraqitën një kronologji të ngjarjes bazuar në raportet e tyre, të cilat konfirmuan dështimin e zinxhirit institucional për ta mbrojtur Zekajn. Por, i hodhën poshtë kërkesat e protestuesve për dorëheqje, duke thënë se “nuk është çasti” dhe se largimi i tyre “nuk ndihmon” në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Gërvalla tha se sikur ta mendonte se dorëheqja do të ishte mekanizmi “për të cilin do të kontribuonim për një identifikim më të saktë më të shpejtë dhe më të thellë të përgjegjësive për veprim dhe mosveprim, unë do kisha dhënë dorëheqje”.
“Unë mendoj që pikërisht e kundërta është. Unë ju siguroj që viktimat e dhunës në familje aleatin më të fuqishëm sot e kanë te koordinatorja kombëtare”, tha ajo, duke iu referuar postit të saj si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.
Sveçla, ndërkohë, tha se “nuk mendoj që dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në mbrojtjen e të drejtave të saj sepse ne jemi të angazhuar 100% në përmbushjen e detyrave tona në këtë pikë”.
“Të ju them të drejtën, unë jam bashkë me protestuesit në këtë pikë, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve”, Sveçla.
Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IDK) thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se konferenca e tyre ishte dashur të fillonte “me një kërkim falje” dhe të mbaronte “me dorëheqjen e tyre” për vdekjen e Arlinda Zekaj “në dorë të shtetit”.
“Shteti, në vend që t’i ofrojë mbrojtje dhe siguri, e bëri të kundërtën, e tradhtoi dhe e vrau me mosveprim. Konferenca do të duhej të mbyllej me dorëheqjen e tyre në emër të përgjegjësisë institucionale, morale dhe etike”, thotë Miftaraj për REL.
Neri Ferizi, udhëheqëse e organizatës “Fourth Wave”, e cila merret me avancimin e drejtësisë shoqërore përmes ideologjisë feministë, thotë për REL-in se refuzimi i dorëheqjes nga ana e ministrave “nuk është për ne”.
Ajo paralajmëroi se kërkesat për largimin e tyre do të vazhdojnë me protesta edhe në qytete të tjera. Në dy ditët e kaluara u zhvilluan protesta në Prishtinë, ndërsa pati edhe një protestë para ndërtesës së Qeverisë sot derisa ministrat po flisnin në konferencë për shtyp.
“Ne do të vazhdojmë të protestojmë deri në dorëheqjen e tyre. Kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe morale. Nuk mund të ushtrosh pushtet, të kesh kompetenca dhe përgjegjësi për funksionimin e institucioneve, e pastaj, përballë dështimit të tyre, të refuzosh të mbash përgjegjësi. Dorëheqja është minimumi i përgjegjësisë politike që duhet të marrin”, thekson Ferizi.
Dështimet zinxhirore
Gërvalla i radhiti lëshimet zinxhirore që kishin ndodhur nga 10 korriku deri më 25 tetor, natën kur u vra Arlinda Zekaj.
Zekaj, 49 vjeçe, dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj, derisa bashkëshorti i saj ishte ndaluar nga policia në mbajtje për 48 orë për kanosjen e saj.
Gërvalla tha se raporti është pjesërisht i plotë pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë ende përgjigje të hollësishme nga të gjitha institucionet përgjegjëse. Megjithatë, dokumentacioni i shqyrtuar deri tani nxjerr në pah mangësi serioze: vonesa dhe mosveprime institucionale, tha ajo.
“Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, tha Gërvalla
Qindra protestues marshojnë në Prishtinë, kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt
1/14Një grua me gojën e ngjyrosur me të kuqe merr pjesë në marshin për të kërkuar përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn.
Arlinda Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duke raportuar dhunë në familje, përfshirë edhe disa orë para se të vritej.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
2/14Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, para se të marshonin drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve ishin përgjegjësia institucionale, përfshirë dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
3/14Marshit i prinë familjarë të viktimës, përfshirë motrat e saj.
Në këtë fotografi shihen familjarët e saj duke mbajtur në dorë imazhe të Arlindës, përfshirë një me të birin e saj 12-vjeçar.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
4/14Në këtë fotografi protestuesit mbajnë imazhe të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ilustruar me sëpatë në dorë, si dhe të zyrtarëve të tjerë të drejtësisë.
Protestuesin kërkojnë që Gërvalla të japë dorëheqje.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
5/14Një grua mban në dorë një pankartë me imazhin e Arlindës, në të cilin shkruhen “Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni, por të mos mund të flini”, duke iu referuar fjalisë së shkruar pikërisht nga Arlinda në ditët para se të vritej në një letër drejtuar organeve të sigurisë.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
6/14Një protestues mban një pankartë me mbishkrimin "Denonco. Prit. Vdis".
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Zekajt qartazi shihet se kishte një zinxhir lëshimesh nga institucionet përgjegjëse. Ai u ka dhënë atyre afat deri të enjten në orën 18:00 t’i paraqesin raportet e tyre të hollësishme mbi dëshmitë dhe lëshimet në secilin zinxhir të institucioneve.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
7/14Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "A e kam radhën unë?".
Tetë gra janë vrarë deri tanië këtë vit në Kosovë. Për vrasjen e tyre të dyshuar janë bashkëshortët apo anëtarë të tjerë të familjes.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
8/14Protestues të shumtë po ashtu mbajtën në duar pankarta që pasqyrojnë letrën që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë dhe sigurisë, në të cilën thoshte se rasti i saj për dhunë në familje po neglizhohej.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
9/14Tabela në hyrje të stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë ngjyroset me bojë të kuqe nga protestuesit.
Policia e arrestoi më 27 tetor të dyshuarin për vrasjen e Zekajt, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahet në paraburgim për "kanosje", pasi ishte ndaluar nga policia para se të ndodhte vrasja.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
10/14“Sveçla out”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të japë dorëheqje.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
11/14Protestuesit e hoqën me forcë laurën në hyrje të oborrit në ndërtesën ku ndodhet ministria e Drejtësisë.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
12/14Dy police qëndrojnë roje teksa protestuesit ngjyrosin me bojë të kuqe portën e ndërtesës së Qeverisë dhe vendosin kopje të printuara të letrës që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë për ta shqyrtuar rastin e saj.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
13/14Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizatore e marshit, në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë tha se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat për shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës.
Po ashtu, ata kërkojnë ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
14/14Të paktën 67 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010. Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve ishin partnerët e tyre.
Autoritetet janë kritikuar se nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta parandaluar dhunën dhe vrasjen e grave.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumëShfaq më pak
Previous slide
Next slide
Sveçla nënvizoi se gjetjet e raportit tregojnë shkelje serioze nga disa zyrtarë policorë. Ndër shkeljet e identifikuara përfshihen mosekzekutimin e urdhrit të parë për mbrojtjen, vonesa në ekzekutimin e urdhrit të dytë për mbrojtje, mospërfillja e kërkesës për vlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrja e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për mbrojtjen e Arlindës.
Dështimet nxitën pezullimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokurores së rastit të Zekajt, Arlinda Nallbani Gacaferi.
Gjithashtu u pezulluan dhe 11 zyrtarë policorë lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Zekajt.
Por për aktivisten Ferizi përgjegjësia nuk mund të ndalet aty ku fillon pushteti politik. Sipas saj, nuk mund të shkëputet zinxhiri i përgjegjësisë dhe të lihet një sistem i tërë pa llogaridhënie.
“Nuk do të lejojmë që rasti i Arlindës të shndërrohet në një tjetër rast që prodhon konferenca për media, deklarata keqardhjeje dhe asnjë përgjegjësi konkrete. Ne nuk kërkojmë vetëm që institucionet të na dëgjojnë. Kërkojmë që ato të mbajnë përgjegjësi. Arlinda nuk mund të kthehet, por drejtësia dhe përgjegjësia nuk mund të presin”, thekson Ferizi.
Ajo nënvizon se gratë me të cilat organizata që drejton ajo mban kontakt, janë “të frikësuara, sepse nuk po ndihen të mbrojtura as kur kërkojnë ndihmë në një sistem të dështuar institucional”.
“Rasti i Arlindës i ka tronditur thellë. Është krejt e kuptueshme që ato po stepen, po hezitojnë të kërkojnë ndihmë dhe po humbin shpresën se mund të gjejnë drejtësi në këtë sistem”, përfundon ajo.
Miftaraj, ndërkaq, rikujton se IKD-ja ka kërkuar vazhdimisht vetting në sistemin e drejtësisë, një proces që e kishte premtuar edhe vetë Qeveria.
Vettingu, një proces i posaçëm i verifikimit dhe rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka për qëllim që të sigurohet se personat që ushtrojnë funksione në sistemin e drejtësisë janë profesionalisht të aftë, të pavarur, të paanshëm dhe me integritet të lartë.
“Ky proces për katër vjet ka mbetur ne Kuvend. Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë kanë përgjegjësi për vonesat e përfundimit të këtij procesi, mungesa e të cilit po sjell edhe raste si vrasja e Arlinda Zekajt”, thotë Miftaraj.
Ai shton se dështimi i vettingut mundëson që sistemi gjyqësor dhe prokurorial të mbajë persona jokompetentë që nuk i përmbushin obligimet e tyre ligjore edhe në mbrojtjen e grave.
Protestat tashmë janë zgjeruar edhe në Pejë dhe në Mitrovicë.