Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e gërryer, dheu i rrëshqitur dhe balta tregojnë se ka ende shumë punë në ndërtimin e autostradës Prishtinë–Gjilan-Dheu i Bardhë.
Në çdo 1.000 foshnje të lindura në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, 25 nuk i mbijetojnë vitit të parë të jetës. Pavarësisht masave të parapara nga Qeveria, përparimi mbetet i kufizuar përballë pabarazisë socio-ekonomike.
Një teknike laboratori e Institutit Kërkimor kundër Murtajës në Siberi u sëmur dhe vdiq më 2 tetor, çka çoi në vendosjen e kolegëve të saj në karantinë, por edhe në frikën për përhapjen e mundshme të murtajës.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit 2025, por vazhdon të komunikojë me qytetarët përmes një avatari të tij të krijuar me inteligjencë artificiale.
Kuvendi zgjodhi Justina Shiroka Pulën presidente të re të Kosovës në minutat e para të 7 tetorit, pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi miratimin e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e Gjykatës Speciale në Hagë.
Protestuesit pritet të mblidhen sërish mëngjesin e 6 tetorit, kur edhe përfundon afati për zgjedhjen e presidentit dhe pritet të thirret seanca e radhës e Kuvendit.
Policia përdori gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit mbrëmjen e 5 tetorit. Pamje nga Prishtina, ku kërkesat për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale u shoqëruan me tensione, rrugë të bllokuara dhe zjarre.
Prej më shumë se dy javësh, protestuesit në Prishtinë kërkojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale duke kundërshtuar vendimin dënues të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, më 1 tetor për të shprehur mospajtimin me dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë muajin e kaluar.
Krizat në Lindjen e Mesme po krijojnë një sfidë në rritje për Arabinë Saudite: si ta çojë naftën e saj në tregjet globale. Kostot e transportit po rriten, nafta ka kaluar çmimin prej 105 dollarësh për fuçi, dhe rezervat globale po shterohen me shpejtësi.
Pikërisht kjo lidhje familjare përsëritet në shumë prej rrëfimeve të protestuesve të rinj: luftën nuk e kanë përjetuar vetë, por rrëfimet, bindjet dhe raportin me UÇK-në i kanë marrë nga prindërit, xhaxhallarët apo gjyshërit.
Mijëra qytetarë u mblodhën më 18 shtator në Prishtinë, në një protestë të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për të kundërshtuar dënimin për krime lufte të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë.
Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së u dënuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator, por aktgjykimi nuk është përfundimtar. Çfarë mund të kundërshtojë mbrojtja në apel?
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Emrat për presidentin e ardhshëm të Kosovës kanë nisur të qarkullojnë. Por, me gjithë diskutimet për profilin që duhet të ketë kreu i ri i shtetit, një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ende po mungon. Kush është në garë, dhe çfarë kërkojnë partitë?
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht.
Mijëra pula të ngordhura, prodhim i përgjysmuar dhe një biznes familjar në rrezik - këto ishin vetëm disa nga pasojat nga një zjarr që kaploi një deponi të mbeturinave në perëndim të Kosovës, në korrik.
Një deklaratë e presidentit të Serbisë për ndryshimin e mundshëm të rrjedhës së lumit Ibër riktheu në vëmendje një ide të vjetër - dhe hapi një debat të ri rajonal. Kosova e cilësoi atë si kërcënim, ndërsa Shqipëria dhe Serbia u përplasën publikisht për të drejtën e menaxhimit të lumit.
A do të formohen institucionet e reja, apo Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje? Disa qytetarë në Prishtinë ndajnë mendimet e tyre se kush mban përgjegjësinë për krizën institucionale e politike.
Prej më shumë se dy vjetësh, Kosova nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi në SHBA. Ndërsa disa e shohin këtë si një dobësim të pranisë së saj diplomatike, të tjerë argumentojnë se lobistët nuk mund ta zëvendësojnë diplomacinë. Në këtë video shpjegojmë debatin.
Shfaq më shumë