Policia përdori gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt Kuvendit mbrëmjen e 5 tetorit. Pamje nga Prishtina, ku kërkesat për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale u shoqëruan me tensione, rrugë të bllokuara dhe zjarre.
Situata jashtë Kuvendit të Kosovës përmes fotografive
1
Policia përdori gaz lotsjellës jashtë Kuvendit të Kosovës mbrëmjen e 5 tetorit, pasi disa protestues hodhën mjete piroteknike drejt ndërtesës.
2
Protestuesit kërkonin miratimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
3
Tensionet mes protestuesve dhe policisë vazhduan për disa orë në rrugët pranë Kuvendit në Prishtinë.
4
Policia kishte formuar një kordon pranë ndërtesës, ndërsa në rrugë u panë edhe njësitë speciale.