Ndërlidhjet

Kuvendi themelon komision hetimor teksa pezullohen kryeprokurorja e Pejës e prokurorja në rastin e Zekajt

E përditësuar
Ndërtesa e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Kuvendi i Kosovës e ka themeluar një komision parlamentar për të hetuar nëse kishte mungesë veprimesh nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt ditë më parë, dhe për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. Ndërsa, Këshilli Prokurorial (KPK) i pezulloi nga detyra kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren në rastin e Zekajt.

Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e saj, e cila ndodhi pavarësisht thirrjeve të saj të vazhdueshme për mbrojtje, ka nxitur zemërim të madh në vend.

Në një seancë të enjten, Kuvendi e miratoi me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim komisionin hetimor me 11 anëtarë, i cili ka për detyrë të zbardhë lëshimet e dyshuara zinxhirore të institucioneve në rastin e 49-vjeçares nga Vitomirica e Pejës.

Komisioni detyrohet që ta përpilojë një raport përfundimtar me gjetjet e hetimit dhe t’ia paraqesë atë Kuvendin brenda një afati prej gjashtë muajve nga data e themelimit. Ky komision buron nga një rezolutë që Kuvendi e miratoi të hënën për hetimin e vrasjes së Zekajt dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

Qindra protestues marshojnë në Prishtinë, kërkojnë përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Një grua me gojën e ngjyrosur me të kuqe merr pjesë në marshin për të kërkuar përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duke raportuar dhunë në familje, përfshirë edhe disa orë para se të vritej.
1/14 Një grua me gojën e ngjyrosur me të kuqe merr pjesë në marshin për të kërkuar përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn.

Arlinda Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duke raportuar dhunë në familje, përfshirë edhe disa orë para se të vritej.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, para se të marshonin drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve ishin përgjegjësia institucionale, përfshirë dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
2/14 Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, para se të marshonin drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve ishin përgjegjësia institucionale, përfshirë dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Marshit i prinë familjarë të viktimës, përfshirë motrat e saj.

Në këtë fotografi shihen familjarët e saj duke mbajtur në dorë imazhe të Arlindës, përfshirë një me të birin e saj 12-vjeçar.

3/14 Marshit i prinë familjarë të viktimës, përfshirë motrat e saj.

Në këtë fotografi shihen familjarët e saj duke mbajtur në dorë imazhe të Arlindës, përfshirë një me të birin e saj 12-vjeçar.

Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Në këtë fotografi protestuesit mbajnë imazhe të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ilustruar me sëpatë në dorë, si dhe të zyrtarëve të tjerë të drejtësisë.

Protestuesin kërkojnë që Gërvalla të japë dorëheqje.
4/14 Në këtë fotografi protestuesit mbajnë imazhe të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ilustruar me sëpatë në dorë, si dhe të zyrtarëve të tjerë të drejtësisë.

Protestuesin kërkojnë që Gërvalla të japë dorëheqje.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një grua mban në dorë një pankartë me imazhin e Arlindës, në të cilin shkruhen “Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni, por të mos mund të flini”, duke iu referuar fjalisë së shkruar pikërisht nga Arlinda në ditët para se të vritej në një letër drejtuar organeve të sigurisë.
5/14 Një grua mban në dorë një pankartë me imazhin e Arlindës, në të cilin shkruhen “Pas vrasjes time nuk pres të përgjigjeni, por të mos mund të flini”, duke iu referuar fjalisë së shkruar pikërisht nga Arlinda në ditët para se të vritej në një letër drejtuar organeve të sigurisë.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një protestues mban një pankartë me mbishkrimin "Denonco. Prit. Vdis".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Zekajt qartazi shihet se kishte një zinxhir lëshimesh nga institucionet përgjegjëse. Ai u ka dhënë atyre afat deri të enjten në orën 18:00 t’i paraqesin raportet e tyre të hollësishme mbi dëshmitë dhe lëshimet në secilin zinxhir të institucioneve.
6/14 Një protestues mban një pankartë me mbishkrimin "Denonco. Prit. Vdis".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në rastin e vrasjes së Zekajt qartazi shihet se kishte një zinxhir lëshimesh nga institucionet përgjegjëse. Ai u ka dhënë atyre afat deri të enjten në orën 18:00 t’i paraqesin raportet e tyre të hollësishme mbi dëshmitë dhe lëshimet në secilin zinxhir të institucioneve.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "A e kam radhën unë?".

Tetë gra janë vrarë deri tanië këtë vit në Kosovë. Për vrasjen e tyre të dyshuar janë bashkëshortët apo anëtarë të tjerë të familjes.
7/14 Një grua mban një pankartë me mbishkrimin "A e kam radhën unë?".

Tetë gra janë vrarë deri tanië këtë vit në Kosovë. Për vrasjen e tyre të dyshuar janë bashkëshortët apo anëtarë të tjerë të familjes.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestues të shumtë po ashtu mbajtën në duar pankarta që pasqyrojnë letrën që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë dhe sigurisë, në të cilën thoshte se rasti i saj për dhunë në familje po neglizhohej.

8/14 Protestues të shumtë po ashtu mbajtën në duar pankarta që pasqyrojnë letrën që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë dhe sigurisë, në të cilën thoshte se rasti i saj për dhunë në familje po neglizhohej.

Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Tabela në hyrje të stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë ngjyroset me bojë të kuqe nga protestuesit.

Policia e arrestoi më 27 tetor të dyshuarin për vrasjen e Zekajt, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahet në paraburgim për "kanosje", pasi ishte ndaluar nga policia para se të ndodhte vrasja.
9/14 Tabela në hyrje të stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë ngjyroset me bojë të kuqe nga protestuesit.

Policia e arrestoi më 27 tetor të dyshuarin për vrasjen e Zekajt, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahet në paraburgim për "kanosje", pasi ishte ndaluar nga policia para se të ndodhte vrasja.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
“Sveçla out”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të japë dorëheqje.
10/14 “Sveçla out”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të japë dorëheqje.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Protestuesit e hoqën me forcë laurën në hyrje të oborrit në ndërtesën ku ndodhet ministria e Drejtësisë.
11/14 Protestuesit e hoqën me forcë laurën në hyrje të oborrit në ndërtesën ku ndodhet ministria e Drejtësisë.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Dy police qëndrojnë roje teksa protestuesit ngjyrosin me bojë të kuqe portën e ndërtesës së Qeverisë dhe vendosin kopje të printuara të letrës që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë për ta shqyrtuar rastin e saj.
12/14 Dy police qëndrojnë roje teksa protestuesit ngjyrosin me bojë të kuqe portën e ndërtesës së Qeverisë dhe vendosin kopje të printuara të letrës që Arlinda Zekaj ua kishte dërguar organeve të drejtësisë për ta shqyrtuar rastin e saj.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizatore e marshit, në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë tha se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat për shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës.

Po ashtu, ata kërkojnë ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt.
13/14 Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, organizatore e marshit, në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë tha se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat për shkarkimin e Gërvallës dhe Sveçlës.

Po ashtu, ata kërkojnë ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Të paktën 67 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010. Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve ishin partnerët e tyre.

Autoritetet janë kritikuar se nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta parandaluar dhunën dhe vrasjen e grave.
14/14 Të paktën 67 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010. Në shumicën e rasteve, autorë të vrasjeve ishin partnerët e tyre.

Autoritetet janë kritikuar se nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta parandaluar dhunën dhe vrasjen e grave.
Qindra protestues kanë marshuar të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar në vazhdimësi nga institucionet mbrojtje nga dhuna në familje. Ajo dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj më 25 tetor, ndërsa bashkëshorti i saj po mbahej në ndalim për kanosje ndaj saj. Vrasja e Zekajt, pas shtatë grave të tjera të vrara këtë vit, ka nxitur zemërim të madh në vend.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Pezullimet

Ndërkohë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) i ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj dhe prokuroren e rastit të Zekajt.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Vuçetaj u suspendua nga KPK-ja, me rekomandim të tij.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së tw enjten u suspendua nga detyra edhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi, e cila ishte prokurore e rastit të Zekajt dhe njëherësh koordinatore për raste të dhunës në familje.

KPK-ja tha më vonë në një njoftim për media se ka themeluar panel hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt.

Si ndaj Vuçetajt, ashtu edhe ndaj Nallbani Gacaferit, KPK vendosi që të iniciohen procedura disiplinore dhe për këtë u themelua panel hetimor, thuhet në njoftim.

Duke komentuar vendimin e KPK-së, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se për herë të parë në dekadën e fundit, ky këshill i tha “jo kulturës së pandëshkueshmërisë”.

“Ky vendim është llogaridhënie, është mesazh ndaj secilit se jeta e njeriut është e shenjtë, të drejtat e grave nuk janë dekor, pozita zyrtare nuk janë privilegj, por duhet të jetë shërbim, përkushtim dhe përgjegjësi”, shkroi ai në Facebook.

Miftaraj tha se shembullin e KPK-së për llogaridhënie duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera, përfshirë policinë, gjyqësorin, shërbimet sociale, Komuna e Pejës, Ministria e Drejtësisë dhe ajo për Punë të Brendshme.

Thirrjet e Zekajt për ndihmë

Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit dhe dorasi i dyshuar është kunati i saj, i cili është arrestuar dhe gjendet në paraburgim.

Ajo kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet. Dy ditë para vrasjes, ajo i kishte shkruar një letër kryeprokurores Vuçetaj, duke u ankuar për mënyrën e trajtimit të rastit të saj dhe moszbatimit të vendimit gjyqësor.

Zekaj i ishte drejtuar autoriteteve duke thënë se qysh në dhjetor të vitit të kaluar, bashkëshorti i saj, prej të cilit ishte ndarë, e kishte kërcënuar me jetë.

Më vonë ishte lëshuar një urdhër urdhër mbrojtjeje dhe kishin vendosur që përkohësisht kujdestaria e fëmijës së mitur të çiftit t’i kalonte Zekajt.

Autoritetet po ashtu kishin urdhëruar që bashkëshorti të mos i afrohej, teksa kishin vendosur se ajo mund të qëndronte në shtëpinë e përbashkët të çiftit.

Pas vrasjes së saj, Prokuroria Themelore në Pejë tha se, prokurori kujdestar vlerësoi se kthimi i menjëhershëm në shtëpi mund t'ia rrezikonte jetën. Ai e udhëzoi të qëndronte te vëllezërit dhe planifikon që kthimi i saj në shtëpi të bëhej me shoqërim policor.

Në ditën e vrasjes, Arlinda Zekaj e bëri denoncimin e fundit për dhunë në familje. Bashkëshorti i saj, prej të cilit ishte ndarë, u ndalua për 48 orë, teksa ajo këmbënguli që në përputhje me vendimin gjyqësor të kthehej në shtëpinë e përbashkët.

E pyetur nëse ndihet e sigurt në shtëpi, duke qenë se aty ndodheshin familjarët e bashkëshortit, ajo e pranoi se siguria e saj mbetej e cenuar, por këmbënguli në të drejtat e saj.

Pak minuta pasi Policia e shoqëroi në shtëpi, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati i saj.

Kunati i saj më pas u arratis, por u arrestua në Deçan në orët e vona të 27 tetorit dhe më pas gjykata i shqiptoi masën e paraburgimit prej një muaji.

Arlinda Zekaj është gruaja e tetë që është vrarë gjatë këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar një raport nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme për këtë rast. Ai ka thënë se në rastin e Zekajt qartazi që ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.

Qindra protestues marshuan të mërkurën në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Zekajt.

XS
SM
MD
LG