Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
1
Anëtarë të kabinetit qeverisës duke duartrokitur në fund të seancës kur deputetët dështuan të zgjedhinin presidentin e ri të Kosovës.
2
Pasi deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë, duke pamundësuar kuorumin, Kuvendi i Kosovës u shpërnda dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 45 ditësh.
3
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke biseduar me ministrin e tij për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit.
4
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu duke shkuar drejt ulëses së saj, para nisjes së vazhdimit të seancës në orën 14:00, e cila më pas u shty për në orën 19:00. Po ashtu, në mëngjes ajo shtyu seancën në mungesë të deputetëve opozitarë.