Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
5
Shefja e deputetëve të LVV-së, Arbërie Nagavci, në sallën plenare, ku nuk ka marrë pjesë opozita, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga partia në pushtet.
6
Gjatë seancës, deputeti Llazar Radulloviq nga koalicioni “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” u bëri thirrje deputetëve opozitarë, përfshirë ata të Listës Serbe, të marrin pjesë në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
7
Deputeti Nezir Kraki dhe kolegët e tij nga koalicioni qeverisës gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit.
8
Kryeministri Kurti duke hyrë në sallën plenare.