Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dymbëdhjetë vjet pritje për liberalizimin e vizave. Tani, Kosova përballet me një tjetër ngecje në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gati katër vjet pas aplikimit për anëtarësim, kërkesa e saj nuk ka kaluar as hapin e parë.
Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta, disa prej të cilave lidhen me Rusinë, kanë vënë në provë sigurinë e vendeve evropiane. Këto kërcënime mund të godasin infrastrukturën kritike dhe të ndërpresin shërbime jetike, pa asnjë përballje ushtarake. Por, sa e rrezikuar është Kosova?
Fitorja e Listës së Studentëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka ngjallur pritje të ndryshme te serbët në Kosovë.
Më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës, një rol i ri për SHBA-në. Ky është vizioni NATO 3.0, që mund të sjellë ndryshime në praninë ushtarake amerikane në kontinent.
Nga protestat në Shqipëri te sfida zgjedhore e studentëve në Serbi, pakënaqësia me pushtetin po mobilizon qytetarët. Por, pse është kaq e vështirë të sfidohen partitë qeverisëse në Ballkan? Çfarë roli luajnë avantazhet e pushtetit, institucionet dhe dobësitë e alternativave politike?
Policia e Kosovës po përgatitet ta ketë radion e saj. Por, njoftimi ka nxitur debat për rrezikun që ajo të shndërrohet në një medium shtetëror që mund të përdoret për qëllime politike. Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë? E shpjegojmë në këtë video.
Rrugët e Prishtinës janë mbushur me mbeturina. Kontejnerë të stërmbushur, grumbuj mbeturinash përreth tyre dhe mbetje të shpërndara nëpër trotuare janë pamje që hasen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Pas vitesh rivaliteti të ashpër, LVV-ja dhe PDK-ja arritën një kompromis që ndryshoi rrjedhën e krizës politike në Kosovë. Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës për presidente, megjithatë, ngriti pikëpyetje për llogaritë politike që qëndronin pas saj.
Protestuesit pritet të mblidhen sërish mëngjesin e 6 tetorit, kur edhe përfundon afati për zgjedhjen e presidentit dhe pritet të thirret seanca e radhës e Kuvendit.
Protestuesit po përleshen me policinë, teksa tensionet para Kuvendit të Kosovës janë përshkallëzuar.
Për herë të parë pas shumë vitesh, Serbia përballet me mundësinë që Aleksandar Vuçiq të mos jetë më në pushtet. Çfarë do të nënkuptonte një skenar i tillë për Kosovën dhe sa do të ndryshonte politika e Beogradit ndaj saj?
Një standard prej 200 metrash u bë hallka që çoi në përmbysjen e dënimit prej 24 vjetësh të Ante Gotovinës. Më shumë se një dekadë më vonë, rasti i tij po rikthehet në vëmendje pas dënimit të Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Hashim Thaçi hyri në historinë e Kosovës si një nga figurat kryesore të luftës, negociatave dhe shpalljes së pavarësisë. Tash, asaj historie i është shtuar edhe një dënim me 25 vjet burgim për krime lufte.
Katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vjet burgim.
Pak para shpalljes së vendimit për akuzat që rëndojnë mbi katër ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë për t’ua bërë një pyetje qytetarëve: Çka prisni nga verdikti i 16 shtatorit i Gjykatës Speciale?
Larg sallës së gjyqit, Radio Evropa e Lirë udhëtoi nëpër Kosovë - nga fshatrat e Drenicës, ku lufta dhe UÇK-ja janë ende pjesë e kujtesës së përditshme, deri te qytetet ku një brez i lindur pas luftës e sheh atë histori nga larg - për të dëgjuar se çfarë do të thotë 16 shtatori për ta.
Mijëra njerëz marshuan nëpër sheshet e Prishtinës, në mbështetje të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në periudhën 1998-1999.
Pas më shumë se tre vjetësh gjykim, rasti më i madh i Dhomave të Specializuara mbërrin te momenti vendimtar. Më 16 shtator, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do të dëgjojnë verdiktin për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjashtë vjet pasi Donald Trump i solli Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, pak ka mbetur nga vrulli që shoqëroi Marrëveshjen e Uashingtonit. Njohës amerikanë të rajonit thonë se Beogradi është përshtatur më mirë se Prishtina me një Amerikë gjithnjë e më transaksionale.
Synimi i autoriteteve të Kosovës për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër – që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shumicë shqiptare, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe – po rikthen debatet rreth saj.
Shfaq më shumë