Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në kohën kur Kosova po përballet me krizë institucionale dhe partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri, qytetarët kanë një kërkesë të qartë: kreu i ardhshëm i shtetit të jetë jopartiak dhe të gëzojë konsensus të gjerë.
Mbrojtja nga përmbytjet, infrastruktura, ujitja. Të gjitha këto janë arsye pse shtetet, për dekada të tëra, kanë vendosur të ndryshojnë rrjedhat e lumenjve. Megjithatë, kontrolli mbi ujërat shpeshherë është edhe shkak konfliktesh, edhe mjet presioni politik.
Dronët po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në bujqësinë e Kosovës, duke zëvendësuar metodat tradicionale të spërkatjes së kulturave.
Deklaratat e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd për Kosovën kanë nxitur reagime në Kosovë dhe Shqipëri. Në Prishtinë, përveç reagimeve institucionale, autoritetet hoqën edhe flamurin e madh të Ukrainës nga ndërtesa e Hotelit Grand, një veprim që ka ndarë qytetarët në qëndrime.
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete dhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik Pejë në Kosovë. Por, ky institucion u shua zyrtarisht që në vitin 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë.
Autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion më 21 korrik për shembjen e disa shtëpive afër Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës. Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” tha se 11 shtëpi ishin ndërtuar ilegalisht në pronën e saj.
Dy persona të arrestuar në Serbi, të cilët dyshohet se planifikonin sabotime në Gjermani, kanë rikthyer vëmendjen te një metodë që shërbimet evropiane të sigurisë e lidhin me inteligjencën ruse.
Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten të përkushtuara ndaj Kosovës, por Dialogu Strategjik nuk do të nisë derisa të krijohen "kushtet e duhura". Çfarë nënkupton kjo, pse procesi mbetet i pezulluar dhe cilat janë pritjet e Uashingtonit ndaj Prishtinës?
Në raftet e marketeve në Kosovë, shumë produkte vendore shiten me çmime të ngjashme ose edhe më të larta se ato të importuara. Prodhuesit thonë se kostot e larta të prodhimit i bëjnë gjithnjë e më pak konkurruese, ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti.
Mbi 18.500 hektarë tokë u dogjën në Kosovë vetëm gjatë vitit 2025, duke e bërë atë sezonin më të rëndë të zjarreve të regjistruar ndonjëherë në vend. E, si po përgatitet Kosova për këtë verë, ndërsa Evropa po shton dukshëm kapacitetet?
Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit - i sanksionuar nga SHBA dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë - vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.
Një inspektim në një fabrikë qumështi në Kosovë mjaftoi për të bllokuar grumbullimin e qumështit, për të nxjerrë fermerët në protestë dhe për të rihapur debatin mbi cilësinë e produkteve të qumështit. Si erdhi deri te kjo situatë?
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore.
Protestat në Tiranë po përshkallëzohen mes akuzash për ndikim iranian. Kryeministri Edi Rama ka identifikuar publikisht dy persona si të dyshuar për lidhje me Teheranin, ndërsa aktivistët e protestës i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke kërkuar prova konkrete.
Në vitet 1990, shkencëtarët amerikanë dhe rusë realizuan një nga manovrat më të mëdha në historinë bërthamore: e shndërruan uraniumin e pasuruar për armë në material që nuk mund të përdorej më për prodhimin e një bombe.
Lirues, dënues apo i përzier? Skenarët për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së mbeten të hapur. Por, sipas njohësve të drejtësisë ndërkombëtare dhe Ballkanit, aktgjykimi ndaj tyre nuk do të jetë fundi i debatit.
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Punëtorë të kombinatit Trepça - ndërmarrje minerare në Kosovë - përballen me mospagesë të kontributeve pensionale tash e sa vite, pavarësisht se ato u zbriten nga paga çdo muaj.
Më 7 qershor, Kosova voton sërish - për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë. Në lojë, kësaj radhe, nuk është vetëm pushteti, por edhe vetë aftësia e shtetit për të dalë nga kriza.
Vëzhguesit ndërkombëtarë paralajmërojnë se bllokadat e përsëritura politike po e shtyjnë Kosovën drejt rrezikut për t’u perceptuar si shtet jofunksional.
Shfaq më shumë