Institucioni u mbyll, paga vazhdoi: Si përfitoi mijëra euro ministrja serbe?
Para se të emërohej ministre në Qeverinë e Serbisë në vitin 2025, Snezhana Paunoviq merrte pagë si deputete dhe si drejtoreshë e Institucionit Farmaceutik Pejë në Kosovë. Por, ky institucion u shua zyrtarisht që në vitin 2021, me vendim të Qeverisë së Serbisë. Kërkesën për fshirjen e tij nga regjistri e dorëzoi vetë Paunoviq, tregojnë dokumentet e analizuara nga Radio Evropa e Lirë. Megjithatë, ajo vazhdoi të paguhej si drejtoreshë edhe pas mbylljes së institucionit. Gjatë 11 vjetëve në krye të tij, Paunoviq përfitoi rreth 146 mijë euro nga buxheti i shtetit të Serbisë.
Përmbajtja
-
22 korrik 2026Si po sulmojnë dronët ukrainas thellë brenda Rusisë
-
19 korrik 2026Si funksionojnë agjentët “njëpërdorimësh” të Rusisë?
-
18 korrik 2026Një klikim dhe llogaria juaj bankare mund të jetë në rrezik