Si po sulmojnë dronët ukrainas thellë brenda Rusisë
Fushata në zgjerim e Ukrainës e sulmeve me dronë me rreze të mesme veprimi po i jep mundësi që të godasë gjithnjë e më thellë asetet ushtarake ruse prapa vijave të frontit, thonë operatorët e fluturakeve. Një njësit ukrainas që komandon dronët FP-2, që janë të aftë të bartin mbi 100 kilogramë eksplozivë, shpjegoi për Radion Evropa e Lirë se si shënjojnë sistemet e mbrojtjes ajrore, pozicionet ushtarake dhe qendrat logjistike, duke e detyruar Rusinë që të zhvendosë burime për të mbrojtur qendra thellë brenda territorit të saj. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
6 nëntor 2026A e pret Kosovën një tjetër sagë si ajo e vizave?
-
3 nëntor 2026A mund të na e hakojnë frigoriferin?
-
1 nëntor 2026Fqinjët e Putinit: Dy botë paralele buzë liqenit Valldai
-
30 tetor 2026Si dështuan institucionet ta mbronin Arlinda Zekajn?
-
30 tetor 2026Pa tanke, pa raketa: Sulmet që mund ta godasin Kosovën