Na ndiqni
Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Gjermania konfirmon se është në koordinim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe aleatët e NATO-s për të ardhmen e misionit paqeruajtës, KFOR, por nuk sqaron nëse po diskutohet edhe reduktimi i trupave amerikane.
Kosova po harton një strategji shtetërore për të mbështetur apelimin e dënimeve të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ekspertët ndërkombëtarë thonë se mbështetja juridike mund të ndihmojë, por ndikimi i shtetit në rezultatin e apelit është i kufizuar.
Kosova po përgatit një strategji për t’i mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së në apelin kundër dënimeve për krime lufte në Hagë. Por, sa ndikim mund të ketë shteti në këtë proces?
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet me mundësinë e një dënimi tjetër nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Melodia e një kënge serbe që përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, duke nxitur reagime.
Një koncert që synonte të promovonte bashkimin e kulturave evropiane nxiti reagime politike, pasi në të u interpretua melodia e një kënge serbe, e cila e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.
BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin detyrimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa parakushte. Ndryshimet në terren dhe pushteti i ri në Serbi rikthejnë debatin për rolin dhe zbatimin e Asociacionit.
Ndryshimi i pushtetit në Serbi ka rikthyer në vëmendje një çështje që Kosova e ka shmangur prej 13 vjetësh: Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në Prishtinë, qëndrimet mbeten të pandryshuara. Në Bruksel, kërkesa për themelimin e tij vazhdon.
Deputeti i LVV-së vë në pikëpyetje arsyet e insistimit të PDK-së për ta përshpejtuar procesin në secilën fazë: nga miratimi fillestar i ligjit, te kërkesa për kthimin e tij nga presidentja dhe përpjekja e tanishme për rimiratim.
Prania e NATO-s në Kosovë nuk pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga ndryshimet e mundshme në sigurinë evropiane. Perspektiva e Kosovës për anëtarësim në Aleancë dhe marrëdhëniet e saj të sigurisë me Shtetet e Bashkuara, megjithatë, mund të përballen me sfida të reja, vlerëson Jamie Shea.
Tetë presidenca të BE-së janë ndërruar. Gati katër vjet kanë kaluar. Aplikimi i Kosovës ende nuk është shqyrtuar. Sa mund t’i kushtojë mbetja prapa fqinjëve?
Dymbëdhjetë vjet pritje për liberalizimin e vizave. Tani, Kosova përballet me një tjetër ngecje në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gati katër vjet pas aplikimit për anëtarësim, kërkesa e saj nuk ka kaluar as hapin e parë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë.
Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në dy vjetët e mbetur të presidencës së Donald Trumpit.
Rusia nuk ka nevojë për tanke për të goditur. A është Kosova e përgatitur për luftën pa front?
Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta, disa prej të cilave lidhen me Rusinë, kanë vënë në provë sigurinë e vendeve evropiane. Këto kërcënime mund të godasin infrastrukturën kritike dhe të ndërpresin shërbime jetike, pa asnjë përballje ushtarake. Por, sa e rrezikuar është Kosova?
Amerika mund t’i pakësojë ushtarët në Kosovë. Por, a mund ta ruajë të njëjtën peshë në sigurinë e saj?
Më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e Evropës, një rol i ri për SHBA-në. Ky është vizioni NATO 3.0, që mund të sjellë ndryshime në praninë ushtarake amerikane në kontinent.
Rrugët mbushen me protestues, por qeveritë mbeten në pushtet. Pse është e vështirë që pakënaqësia qytetare të shndërrohet në ndryshim politik në Ballkan?
Nga protestat në Shqipëri te sfida zgjedhore e studentëve në Serbi, pakënaqësia me pushtetin po mobilizon qytetarët. Por, pse është kaq e vështirë të sfidohen partitë qeverisëse në Ballkan? Çfarë roli luajnë avantazhet e pushtetit, institucionet dhe dobësitë e alternativave politike?
Shfaq më shumë