Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë dhe autore e magazinës së përjavshme televizive 'Expose'.
Në Kongresin amerikan po merr formë një angazhim i shtuar për ta shtyrë përpara anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dy rezoluta të reja - që prekin praninë ushtarake amerikane dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës - e çojnë këtë angazhim përtej deklaratave.
Disa kongresistë amerikanë nga të dyja partitë po shtojnë presionin politik për ta çuar Kosovën drejt NATO-s. Rezoluta dhe deklarata të reja e mbajnë vendin në agjendën e Uashingtonit. Por, në prapavijë, mbështetja amerikane po përplaset me mungesën e stabilitetit institucional në Prishtinë.
Gjatë javëve të fundit, SHBA-ja dhe kompani amerikane kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me Shqipërinë, Kroacinë dhe Bosnje e Hercegovinën për të zgjeruar ndikimin energjetik në rajon dhe për të ulur varësinë nga Rusia.
Gazi po bëhet boshti i tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa SHBA-ja po shtyn projekte të reja infrastrukturore nga Shqipëria deri në Bosnje e Hercegovinë. Kosova ende nuk ka një rol të përcaktuar në arkitekturën e re energjetike dhe vazhdon të mbetet e varur nga qymyri.
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Energjisë për integrimin energjetik, Joshua Volz, thotë se Uashingtoni po e rrit angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor për të forcuar sigurinë energjetike të aleatëve dhe për të ulur varësinë e tyre nga furnizimet ruse.
Ushtarët e Kosovës në Gazë - në njërën prej krizave më të ndërlikuara në botë. Për herë të parë, Kosova hyn në një mision ndërkombëtar stabilizues, të mandatuar nga Kombet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend.
Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja - një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Kosova po hyn në një cikël zgjedhjesh të përsëritura, duke ngritur paralelizma me përvojën bullgare të bllokimeve politike.
Bashkëpunimi ushtarak mes shteteve është normë në arkitekturën moderne të sigurisë, por në Ballkan, ai vazhdon të shihet si problem - të paktën nga Serbia kur përfshin Kosovën dhe dy aleatet e NATO-s, Shqipërinë dhe Kroacinë.
David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se, kur bëhet fjalë për incidentin në Banjskë, “me një fjalë, paratë” janë e vetmja gjuhë që Beogradi e kupton vërtet.
Serbia nuk po gjen qetësi përballë bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti Aleksandar Vuçiq e ka interpretuar këtë zhvillim si kërcënim dhe ka paralajmëruar rritje të armatimit si përgjigje.
Pasojat e luftës në Iran kanë dalë përtej fushëbetejës, duke u kthyer menjëherë në një faktor tronditës për tregjet globale të energjisë.
Rritja e çmimeve globale të naftës, e nxitur nga tensionet në Lindjen e Mesme, po godet drejtpërdrejt ekonominë e Kosovës, e cila varet plotësisht nga importet.
Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vlerëson Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve.
Me dy konflikte që po përshpejtojnë historinë - njëri në Ukrainë, tjetri në Iran - Kosova dhe Serbia duket se bëjnë sehir. Trembëdhjetë vjet për të zbatuar një marrëveshje me 15 pika për normalizimin e marrëdhënieve nuk mjaftuan, edhe pse pritej pajtim dhe bashkëpunim.
Pas një periudhe të gjatë ngecjeje në dialogun Kosovë-Serbi, sinjale të reja nga Brukseli sugjerojnë se një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit mund të jetë në prag.
Në mungesë të një qëndrimi të unifikuar nga aleatët, Kosova përballet me dilema dhe pasiguri të reja.
Përçarjet mes SHBA-së dhe BE-së po dobësojnë unitetin perëndimor, duke krijuar pasiguri të reja edhe për Kosovën. Rreziqet kryesore përfshijnë cenimin e sigurisë, stagnimin e dialogut me Serbinë dhe ngadalësimin e integrimit euro-atlantik.
Kapacitetet e reja raketore të Iranit, të demonstruara nga sulmi ndaj Diego Garcias, sugjerojnë se rrezja e goditjes mund të arrijë deri në 4.000 km, duke përfshirë edhe pjesë të Evropës.
Shfaq më shumë