Termocentralet lënë shkret mjedisin përreth
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore. Ndotja e shkaktuar nga djegia e qymyrit shkakton një sërë problemesh shëndetësore dhe madje është kontribuues edhe në vdekjet e parakohshme. Në këtë fotogaleri mund të shihni se si duket mjedisi afër tymtarëve në Obiliq.
1
Ky pellg gjendet në afërsi të dy termocentraleve në Obiliq. Këta tymtarë konsiderohen ndotësit më të mëdhenj në Kosovë, duke shkaktuar ndotje të tokës, ujit e ajrit.
2
Dy termocentralet janë të vjetra, të ndërtuara dekada më parë – duke kontribuar në më shumë ndotje – teksa, teksa ekzekutivi kosovar, në Strategjinë e saj Energjetike 2022-2031, ka paraparë rinovimin e tyre që t’iu afrohen standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
3
Kështu duket një lule pranë termocentraleve në Obiliq. Në vendet ku toka përballet me ndotje të madhe, bimësia është e rrallë.
4
Korporata Energjetike e Kosovësviteve të fundit është përpjekur që të adresojë shqetësimet mjedisore të shkaktuara nga tymtarët e saj.