Termocentralet lënë shkret mjedisin përreth
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore. Ndotja e shkaktuar nga djegia e qymyrit shkakton një sërë problemesh shëndetësore dhe madje është kontribuues edhe në vdekjet e parakohshme. Në këtë fotogaleri mund të shihni se si duket mjedisi afër tymtarëve në Obiliq.
5
Një shkurre afër tymtarëve të Obiliqit. Përveç bimësisë, toka që i ekspozohet ndotjes – sikurse ajo që lirohet nga dy termocentralet – pëson ndryshime edhe në pamje. Shembull, toka mund të ndryshojë ngjyrë, të thahet, të mbulohet nga pluhuri apo edhe plasaritet.
6
Qeveria e Kosovës e ka përfshirë modernizimin e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” në Strategjinë Energjetike 2022-2031, ku parashihet që të dyja termocentralet të rinovohen për t’iu afruar standardeve të kërkuara evropiane për emetimet.
7
Në raportet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Komuna e Obiliqit radhitet një nga vendbanimet me më së shumti ndotje, jo vetëm të ujërave, por edhe ajrit dhe tokës dhe ndotësi më i madh janë dy termocentralet.
8
Me qëllim të uljes së nivelit të ndotjes, Banka Botërore vite më parë financoipastrimin e deponive të hirit pranë dy termocentraleve, duke instaluar një sistem të ri për transportin e hirit dhe duke larguar kimikatet toksike nga një central i vjetër i gazifikimit që kishte qenë aty dekada më parë.