Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk beson që Irani është i gatshëm që të arrijë “marrëveshjen e duhur” për t’i dhënë fund konfliktit, duke shtuar se Uashingtoni po shikon se “çfarë do të ndodhë më pas”.
Udhëheqësi amerikan po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara kanë “kontrollin e plotë” të zonës përreth Ngushticës kyç të Hormuzit, e cila është mbyllur që nga nisja e konfliktit në fund të shkurtit.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtëse afër HormuzitNdërprerja e trafikut përmes ngushticës ka qenë një nga çështjet qendrore të konfliktit dhe një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje, teksa Teherani dhe Uashingtoni kanë qëndrime të ndryshme sa i përket kontrollit mbi këtë rrugë të rëndësishme ujore.
Teherani pretendon se e ka kontrollin e plotë të rrugës ujore dhe thotë se ajo do të hapet vetëm pasi Uashingtoni të plotësojë disa kushte.
“Ata do të donin shumë të arrinin një marrëveshje, por, sipas mendimit tim, nuk janë të gatshëm të bëjnë marrëveshjen e duhur”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse opsionet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit ishin të kufizuara.
SHIKONI EDHE:
Uashingtoni zotohet se do të vendosë “sanksionet më të ashpra” në histori ndaj IranitKomentet e tij të bëra më 21 gusht erdhën pasi Omani tha se ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Omanit kishin diskutuar për rifillimin e negociatave për lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit.
Dy vendet së fundi kanë zhvilluar bisedime për krijimin e një rruge të re që do të garantonte kalim të sigurt përmes kësaj ngushtice.