Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Marina e Shteteve të Bashkuara menjëherë do të nisë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe do të pengojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i kanë pagur taksë Iranit.
Trump i bëri këto deklarata në Truth Social, disa orë pasi negociatat mes SHBA-së dhe Iranit, të zhvilluara në Pakistan, nuk prodhuan ndonjë marrëveshje.
Udhëheqësi amerikan tha se bisedimet shkuan mirë dhe “për shumicën e çështjeve pati pajtim”, por shtoi se dy palët nuk janë pajtuar për programin bërthamor të Iranit.
“Irani premtoi që do të hapte Ngushticën e Hormuzit, dhe ata e dinë që nuk e kanë bërë këtë. Kjo shkaktoi ankth, dhimbje për shumë njerëz dhe shtete në mbarë botën. Është një turp i madh për Iranin dhe dëm i madh për reputavionin e tij”.
Luftanijet amerikane, sipas Trumpit, do të bllokojnë çdo anije që do të tentojë të kalojë përmes Hormuzit, nga ku kalon afër 20 për qind e naftës dhe gazit në botë.
“Menjëherë, Marina e SHBA-së, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLOKADËS dhe të gjitha anijet që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Ngushtica e Hormuzit”, tha Trump.
Trump ka kundërshtuar idenë e Iranit për të vendosur taksë për anijet që kalojnë përmes kësaj rruge jetike ujore.
“Po ashtu kam udhëzuar Marinën që të kërkojë dhe pengojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që kanë paguar taksë ndaj Iranit. Askush që paguan një taksë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det”, tha ai.
Ky reagim i Trumpit vjen pasi për mbi 20 orë, delegacionet amerikane dhe iraniane zhvilluan negociata, nën ndërmjetësimin e Pakistanit.
Por, nënpresidenti amerikan, JD Vance, njoftoi pas negociatave se Teherani nuk pranoi kushtet kyç të sigurisë të vendosura nga Uashingtoni.
Vance theksoi se “vijat e kuqe” të delegacionit amerikan mbeten në sigurimin e “zotimit afirmativ” se Teherani nuk do të synojë që të posedojë armë bërthamore apo mjete për të prodhuar shpejtë një armë të tillë, duke e cilësuar këtë si “qëllim kryesor” të administratës të presidentit amerikan, Donald Trump.
SHIKONI EDHE:
SHBA-ja dhe Irani s’arrijnë marrëveshje gjatë bisedimeve në PakistanPavarësisht se i cilësoi negociatorët amerikanë si “mjaft fleksibilë”, Vance la të kuptohet se hendeku mes dy palëve mbetet mjaft i madh.
“Pyetja e thjeshtë është: A shohim një vullnet nga ana e iranianëve për të mos zhvilluar armë bërthamore... në terma afatgjatë?”, pyeti Vance. “Këtë ende nuk e kemi parë”.
Është e paqartë se si këto bisedime do të ndikojnë në armëpushimin dyjavor, që u arrit mes SHBA-së dhe Iranit më 7 prill.
SHIKONI EDHE:
“Taksa” në Ngushticën e Hormuzit mund të jetë e kundërligjshme, paralajmërojnë ekspertëtIrani në mënyrë efektive ka ndaluar trafikun përmes Hormuzit, vendim që ka bërë që çmimet globale të energjisë të rriten ndjeshëm. Teherani po ashtu ka thënë se do të nisë mbledhjen e tarifave nga anijet që synojnë të kalojnë përmes kësaj rruge ujore.