Familjarët vizitojnë të kthyerit nga Siria

Your browser doesn’t support HTML5

Të premtën në mesnatë janë kthyer 110 persona nga zonat e luftës në Siri. Ata po qëndrojnë në qendrën e azil-kërkuesve në Vranidoll. Disa prej tyre kanë pritur në vizitë familjarët që nuk i kishin takuar prej shumë vitesh. Njëra ndër ta ishte edhe Naile Arifi që takoi fëmijët dhe gruan e vllaut e saj të vrarë në Siri.