Familjet ikin nga qyteti ukrainas teksa Rusia intensifikon sulmet

Your browser doesn’t support HTML5

Teksa forcat ruse po intensifikojnë sulmet ndaj rajonit të Donjeckut në Ukrainë, evakuimet po përshpejtohen në Kramatorsk, një qytet kyç të cilin Kievi ende e ka nën kontroll. Ndërsa Moska po përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin, Ukraina ka lëshuar një urdhër për evakuim të detyrueshëm për familjet me fëmijë në Kramatorsk dhe në Sllovianskun e afërt.