Flija - fillimi i një ëndrre të madhe

Your browser doesn’t support HTML5

Në vitin 2008, Fetije Nikçi vendosi që shtëpinë e saj në fshatin Rekë e Allagës, afër Pejës, ta kthejë në bujtinë për turistët e huaj, duke u bërë kështu gruaja e parë nga ky rajon që filloi të merret me turizëm. Sot, ajo udhëheq këtë biznes që pret e përcjell qindra turistë të huaj brenda vitit. Përkundër sfidave, Fetija thotë se ka realizuar ëndrrën e saj të madhe dhe se është e pavarur.