28 Nëntori mbush sheshet me flamuj kuq e zi

Një shitës mban në duar një flamur kuq e zi në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Një i ri i mbështjell me një flamur kuq e zi, duke fryrë një tullumbace.

Një nënë duke blerë lodra për fëmijë.

Dy flamuj të Shqipërisë dhe flamuri i Kosovës në një shesh në Prishtinë.

Një grumbull i flamujve të Shqipërisë.

Disa qytetarë janë ulur në sheshin “Nëna Terezë”, prapa tyre qëndron flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë.

Rroba sportive të dekoruara me flamurin e Shqipërisë janë bërë gati për t’u shitur.

Qytetarë duke shëtitur në sheshet e Prishtinës, të cilat komuna i ka stolisur me flamuj kuq e zi për ndër të festës së 28 nëntorit.

Prishtina e stolisur për nder të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë.

Një furrë në Prishtinë ka gatuar ëmbëlsira të dekoruara me flamurin kuq e zi.

Disa ëmbëlsira të dekoruara me flamurin kuq e zi qëndrojnë në një furrë në Prishtinë, gati për t’u shitur.