"Flamuri në Prizren", votat në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit në Serbi, Kosova është temë e premtimeve dhe përplasjeve politike. Nga deklaratat për vendosjen e flamurit serb në Prizren, te shfaqja e Millan Radoiçiqit në një tubim elektoral, fushata ka nxitur reagime edhe në Prishtinë.