Flamuri i vjetër i Iranit ndez debat para Kupës së Botës
Your browser doesn’t support HTML5
Grupet monarkiste iraniane u shprehën të zemëruar nga raportimet se Federata Botërore e Futbollit, FIFA, synon ta ndalojë flamurin e ashtuquajtur “Luani dhe Dielli”, i cili konsiderohet si simbol i rezistencës ndaj regjimit teokratik, që mori pushtetin në Iran në vitin 1979. FIFA e konsideron këtë flamur si “politik” dhe për këtë arsye nuk e lejon zyrtarisht në ndeshje. Megjithatë, mbështetësit e tij thonë se, pavarësisht ndalimit, flamuri pritet të shfaqet në ndeshjet e Kupës së Botës. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)