Forcat iraniane qëllojnë drejt protestuesve
Your browser doesn’t support HTML5
Forcat iraniane të sigurisë qëlluan dhe, sipas raportimeve, vranë protestues ndërsa demonstratat vazhduan në mbarë vendin. Grupi norvegjez për të drejtat e njeriut, Hengaw raportoi se të paktën katër persona u vranë dhe 30 u plagosën në qytetin perëndimor iranian Malekshahi më 3 janar. Protestat kanë vazhduar në qytete të tjera për natën e tetë me radhë, pas zhvlerësimit të valutës iraniane, inflacionit të lartë dhe krizës së energjisë. Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues! (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Bujar Tërstena)