Globi i Artë 2024: Filmi “Oppenheimer” fituesi më i madh

Cillian Murphy, aktori më i mirë, dhe Robert Downey Jr., aktori më i mirë në rol dytësor, për paraqitjet e tyre në filmin "Oppenheimer", duke pozuar pas ceremonisë së çmimeve në Globin e Artë.

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor.

Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht.

Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”.

SHIKONI EDHE:

Filmi “Barbie” i mbizotëron nominimet për Globin e Artë

“Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar.

Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të mirë, apo filmin më të mirë muzikor.

Por, “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, e fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe për përfitimet më të mëdha, pasi realizoi 1.4 miliard dollarë të hyra në gjithë botën.