Dyer të hapura dhe institucione boshe në komunat në veri

Your browser doesn’t support HTML5

Largimi i serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës ka pezulluar jetën institucionale në këtë pjesë. Dorëheqjet nisën më 5 nëntor, pak ditë pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe. Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri e kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.