Irani ekzekuton një person për protestat e janarit, të burgosurit hyjnë në grevë urie

Your browser doesn’t support HTML5

Irani ka ekzekutuar një tjetër person lidhur me protestat antiqeveritare që u mbajtën në mbarë vendin në janar. Mehdi Khaneki u var në burgun Ghezel Heser në Karaxh, pasi u akuzua se ishte pjesë e një grupi të armatosur opozitar, sipas një agjencie zyrtare lajmesh. Ekzekutimi ndodhi pasi afër 1.500 të dënuar me vdekje në këtë burg po vazhdojnë një grevë urie, duke kërkuar ndalimin e ekzekutimeve. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Ibrahim Berisha)