Yury Maisevich, ish-trajneri i atletes bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya, është pezulluar nga sporti për pesë vjet nga Njësia e Integritetit të Atletikës (NJIA), e cila i hetoi dyshimet se ekipi i trajnerëve të Tsimanouskayas kishte tentuar ta detyronte atë të kthehej në shtëpi gjatë Lojërave Olimpike në Tokio më 2021, pasi ajo i kishte kritikuar ata.
Maisevich ndërmori veprime të cilat “ia fyen qartazi dinjitetin atletes” dhe ishin shkelje e detyrës, tha NJIA në një komunikatë më 28 shkurt.
Tsimanouskaya, e cila tani e përfaqëson Poloninë në garat ndërkombëtare, tha se ishte dërguar me forcë në një aeroport, pasi nuk kishte pranuar t’u bindej urdhrave të ekipit gjatë Olimpiadës më 2021.
SHIKONI EDHE:
Atletja bjelloruse e fiton të drejtën ta përfaqësojë Poloninë, pasi dezertoiTsimanouskaya kishte dezertuar në Poloni bashkë me bashkëshortin e vet në vitin 2021.
Gjendja e vështirë e atletes 26-vjeçare u bë lajm i madh nga Lojërave Olimpike Verore të Tokios dhe e ktheu vëmendjen ndërkombëtare kah shtypja në Bjellorusi, një vit pasi kishin shpërthyer protestat kur lideri Alyaksandr Lukashenka e shpalli fitoren në zgjedhjet e kontestuara presidenciale në gusht 2020.
Disa protestues janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar gjatë protestave masive që kërkonin dorëheqjen e Lukashenkas.
SHIKONI EDHE:
Çfarë ndodh kur përplasen Olimpiada dhe politika?Në vitin 2021, djali i Lukashenkas, Viktar, e mori drejtimin e Komitetit Kombëtar Olimpik të Bjellorusisë nga babai i tij, një vendim të cilin nuk e njohu Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
Po ashtu, në gusht 2021, një trajner i klubit të hendbollit Vitsyaz në Minsk, Kanstantsin Yakauleu, iku në Ukrainë pak javë pasi i kreu 15 ditë burgim, për shkak se kishte marrë pjesë në një protestë kundër Qeverisë.
Atletja bjelloruse Yana Maksimava dhe burri i saj Andrey Krauchanka, fitues i medaljes olimpike, njoftuan në atë kohë se kishin vendosur të qëndrojnë në Gjermani me fëmijën e tyre, për shkak të shtypjes në Bjellorusi.