74 goditje me kamxhik se këndoi: Irani dënon edhe një muzikante

Your browser doesn’t support HTML5

Një tjetër këngëtare në Iran është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi shpërndau një video muzikore, ku ajo shfaqet duke kënduar pa shami koke. Këngëtarja nga Teherani, që njihet me emrin artistik Anita Popist, tha se u dënuar për “shkelje të moralit publik”. Irani po ndjek muzikantet që performojnë të vetme në publik, dhe që shkelin kodin e ashpër të veshjes. Vendimi i ri erdhi një muaj pasi këngëtarja Parastoo Ahmadi u dënua me po 74 fshikullima. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)