Këngëtarja iraniane dënohet me 4 vjet burgim për “nxitje të prostitucionit”
Your browser doesn’t support HTML5
Këngëtarja iraniane, Hiwa Seyfizade, thotë se është dënuar me katër vjet burgim, mbi akuzat për “nxitje të korrupsionit dhe të prostitucionit”, pas arrestimit të saj në kompleksin kulturor Emarat-e Rooberoo, në Teheran, më 27 shkurt 2025. Ajo ka apeluar vendimin dhe ka shprehur shpresën se rasti i saj do të rishqyrtohet në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe në prova. (Përgatiti: Mahir Elshani)