Fotografi të nënave që qajnë mbi arkivolet e fëmijëve të tyre të vrarë, njerëz që ikin nga lufta me trena e autobusë, trupa të vrarësh në rrugë... Këto fotografi të luftës në Kosovë dhe në Ukrainë janë shkrepur me mbi 20 vjet diferencë, por kanë një ngjashmëri të frikshme, dhe shërbejnë si kujtesë se lufta ka po të njëjtën fytyrë kudo, ajo sjell vuajtje të pafundme njerëzore dhe shkatërrim të madh. Teksa lufta në Kosovë përfundoi më 1999 pas ndërhyrjes së NATO-s, ajo që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon dhe me të po vazhdojnë edhe vuajtjet e ukrainasve.