Kriza ekonomike detyron iranianët t’i shesin gjësendet për të mbijetuar
Your browser doesn’t support HTML5
Më shumë se tre muaj që kur ka nisur konflikti i Iranit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin, iranianët brenda shtetit thonë se po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të përmbushur nevojat bazike. Disa thonë se hanë vetëm një vakt në ditë, se mishi është i rrallë në pjatat e tyre, dhe se pajisjet shtëpiake po shiten për të paguar faturat e shërbimeve, të cilat janë trefishuar. Disa iranianë i dërguan audio-mesazhe Radios Farda, shërbimit në persisht të Radios Evropa e Lirë, ku rrëfyen telashet ekonomike me të cilat po përballen, në mes të armëpushimit të brishtë me SHBA-në dhe Izraelin. (Përgatitën: Mimoza Sadiku dhe Rrahman Osmani)