Kryetari i Tiranës është në burg. A po e drejton qytetin avatari i tij me IA?

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit 2025, por vazhdon të komunikojë me qytetarët përmes një avatari të tij të krijuar me inteligjencë artificiale. Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, avatari i Veliajt flet për premtime dhe politika për kryeqytetin, ndërsa ai mbetet ligjërisht në detyrë. Rasti ngre diskutime mbi përdorimin e IA-së në komunikimin politik, legjitimitetin dhe rreziqet e kësaj forme të re të komunikimit.